‘Nacionalizmi me emigratët’/ Bushati: Ramës sot edhe ndërkombëtarët po i falin diçka që s’ja kanë falur Berishës

21:13, 27/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Andi Bushati, u ndal te takimet e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë dhe Milano si dhe dozat e nacionalizmit që i përdori.

Sipas Bushatit, kur tentoi në doza shumë të vogla Sali Berisha të bënte një gjë të tillë, ato takimet albanofobie, e masakruan e masakruan për një fjalor shumë më të butë dhe me doza nacionaliste shumë më të buta se ky.

‘Ramës sot edhe ndërkombëtarët po i falin diçka që s’ja kanë falur Berishës’, u shpreh Bushati.

Bushati: Streha e fundit e maskarenjve është nacionalizmi. Fjalori që ka përdorur në dy takime me emigrantët, duke që ka një përpjekje nacionaliste por i duhet njohur merita, sepse kur tentoi në doza shumë të vogla Sali Berisha të bënte një gjë të tillë, ato takimet albanofobie, e masakruan e masakruan për një fjalor shumë më të butë dhe me doza nacionaliste shumë më të buta se ky. Ramës sot edhe ndërkombëtarët po i falin diçka që s’ja kanë falur Berishës.

Të shkosh në Greqi të bësh atë që bëri Rama, ta kishte bërë kushdo tjetër, këtu u sulën të gjitha ambasadorët dhe diplomatët lakej i prenë gishtat e dorës Kreshnik Spahiut. E thirrën 7 herë në ambasadën amerikane stop nacionalizimit.

Po t’i hyjmë një analize të fjalorit të Ramës, me të gjithë ndezjen e instikteve është për ti thirrur një instikti që po u mbars shumë nuk dihet se ku të çon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco