VIDEO-Kush i paguan lekët e takimeve të Ramës nëpër Europë/ Debat i fortë mes Shkullakut dhe Vangjelit

21:06, 27/05/2024
A+ Aa A-

Kush i paguan shpenzimet e takimeve të Edi Ramës, në Athinë, Milano dhe qytete të tjera ku pritet të shkojë.

Ky ishte edhe debati mes analistëve Armand Shkullakut dhe Lorenc Vangjelit në ‘Çim Peka LIVE’ në lidhje me takimet e Ramës.

Gjatë bisedës Vangjeli tregoi se ka qenë në dy takimet e Ramës, si në Athinë dhe në Milano.

E kjo ka sjellë më pas edhe pyetjen e Shkullakut se, kush i paguan udhëtimet e personave nga Shqipëria në Greqi, më pas në Itali.

Vetë Vangjeli u shpreh se, ishte i ftuar dhe nuk kishte paguar asnjë lek për udhëtimin me avion drejt Milanos.

Me lart keni debatin mes Armand Shkullakut dhe Lorenc Vangjelit.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco