VIDEO/ Trump akuza Biden për lidhjet ruse të McGonigal dhe kompaninë kineze ku punonte Dorian Duçka

17:59, 03/03/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka folur për Chales McGonigal gjatë fushatës së Primareve republikane, garë të cilën e kryeson bindshëm.

Gjatë akuzave ndaj presidentit aktual Joe Biden, Trump ka përmendur emrin e ish-gjentit të FBI, Chalres McGonigal dhe kompanisë kineze ku ka punuar Dorian Duçka.

Trump ka akuzuar familjen Biden për lidhje kriminale dhe ka theksuar se kur të vijë në pushtet do t’i hetojë edhe më tej lidhjet e kësaj familjeje me rusët.

Trump: Donald Trump është kërcënim për demokracinë shkruanin disa agjenci mediatike. Unë nuk jam kërcënim, unë do ti jap fund kërcënimit të demokracisë...

Joe Biden personalisht është paguar direkt nga paratë e kompanisë energjetike kineze që kontrollohet direkt nga Partia Komuniste e Kinës.

Të gjitha ato para iu dhanë Universitetit të Pensilvania, isha atje...

Pen i dha qindra milionë  dollarë dhe Biden është paguar shumë para nga kinezët.

Jam krenarë që republikanët në Kongres po vijojnë të publikojnë krimet e familjes së Biden dhe unë i inkurajoj ata t;i shkojnë deri në fund...

Charles McGonigal, ju e njihni atë apo jo? Ai është akuzuar për lidhje me rusët, rusët, rusët, ndërkohë që drejtonte FBI-në. Charles McGonigal, e njoh mirë këtë emër. Ndërkohë që ai zyrtar paguhet për ta ndjek çështjen e Rusisë dhe ai është paguar nga Rusia dhe për këtë fajin e kam unë. Ai ka marë para nga rusët dhe i thotë të tjerëve që do arrestojmë atë bir ku**e, ( do arrestojmë Trump). Kjo është shumë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco