Lajmi i fundit

‘Abuzim me tendera në bashkëpunim’/ SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë

Marjeta Luka: Me 20 shkurt të vërshojmë në rrugët e Tiranës si uragan, e të shprehin revoltën pa frikë e ndroje

18:47, 18/02/2024
A+ Aa A-

Marjeta Luka teksa mori pjesë ditën e sotme, në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, ju bëri thirrje gjithë qytetarëve që me 20 shkurt, vërshojmë në rrugët e Tiranës si uragan, e të shprehin revoltën pa frike e ndroje.

Dua të jem një gur themeli në demokraci dhe si unë ka plot gra  vajza , sepse gruaja është e destinuar të luftojë me gjithë forcë për familjen dhe fëmijët e saj.

Do tu lutesha për një çast të gjithë qytetarëve nga shtëpitë ku janë ulur, të ndalonin telekomandën tek Syri Tv, se për fat të keq vetëm aty kemi hapësirë.

E të më dëgjoni me vëmendje por pak paragjykime .

Çfarë do ndodhte sikur gjithë Shqipëria të mbushte rrugët e Tiranës me 20 shkurt ?

Si do të rridhnin ngjarjet? Cilat do të ishin përfitimet tona si qytetar? E përsëris … nëse të gjitha rrugët dhe sheshet për një orë të vetme të buqisnin nga zëri i shqiptarëve: ''Mjaft më, duam të jetojmë me dinjitet"!

Çdokush le të përcillte nga një problem, më besoni kështu mesazhet tona do bëheshin zgjimi i deputetëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtar.

Ndaj miq, le të largojmë frikën ti themi vetes 'po.... unë do i bashkohem zërit protestues'.

Me 20 shkurt të  vërshojmë në rrugët e Tiranës si një uragan , e të shprehim revoltën tonë pa frike e ndroje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco