VIDEO-Gjykata njofton mediat e qeverisë/ Gjokutaj: Gjykatësi i vërtetë i kësaj çështjeje është Edi Rama

18:06, 17/02/2024
A+ Aa A-

Avakati Genc Gjokutaj i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv,  komentoi dosjen politike ndaj Berishës, dhe njoftimin e Gjykatës për mediat e qeverisë.

Problemi është që ky vendim që rrëzon kërkesën e zotit Berisha për të marrë pjesë në cilësinë e deputetit të Kuvendit në seancat plenare duhet të na ishte komunikuar së pari zotit Berisha, dhe mbrojtjes së tij, për shkak se marrja e këtij vendimi lidhet me afatet procedurale në tërësi të këtij objekti gjykimi por lidhet dhe me institutin e ankimit, ndërkohë që ky vendim u bë i ditur nga mediat pranë pushtetit.

Që ta zbulojmë se çfarë ka ndodhur.

Argumenti është ky, që nësë vendimi do ishte vendim i asaj gjykate, vullnet dhe bindje e brendshme në provat e asaj gjykate, vendimi do të ishte sot i zbardhur dhe do ishte në duart tona për të përgatitur sigurisht kundërshtitë tonë për Gjykatën e Apelit.

Por, një vendim i cili është shkruar jashtë asaj gjykate duke ndërhyrë dhe materialisht, ajo gjyqtare nuk është në gjendje të formulojë atë tekst dhe atë praktikë gjyqësore denigruese që ka përdorur në rastin e përfaqsimit, e vajtjes se zotit Berisha në Kuvend.

Pra rezultonte se gjykatësi i vërtetë i kësaj çështjeje është Edi Rama i cili tashmë paska marrë edhe rolin e sekretarisë gjyqesore, dhe ai vendos, formën , kohën se kur do të shkojë ky vendim , ku do të shkojë së pari ky vendim.

Dhe unë jam krejt i bindur se në këto moment që po flasim vendimi është i pa firmosur nga gjyqtarja për shkak dhe të trafikut të bllokuar do ketë një rrugë deri sa të mbërrijë në Gjykatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco