Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Rizgjimi në vlerat kombëtare ‘Kosova Republikë’, drejtori i arkivit Ardit Bido flet për SYRI TV

17:19, 17/02/2024
A+ Aa A-

Institucionet shtetërore e kanë kaluar në heshtje ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Arkivit çeli një ekspozitë në kuadër të kësaj dite të shënuar. Drejtori i institucionit Ardit Bido u shpreh për Syri Tv se ëndrra e shqiptarëve është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ndërsa kuratori i ekspozitës tha se Shqipëria i ka ende borxhe Kosovës.

Nga SYRI TV

17 Shkurti, Dita e 16-vjetorit  të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ndonëse duhet të ishte një ditë feste për shqiptarët, është kaluar si një ditë e zakonshme nga institucionet shtetërore.

Në ambientet e Kalasë së Tiranës vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Arkivit përkujtoi përmes një ekspozite etapat historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, luftën e përgjakshme, mohimin e papërligjur nga serbët, deri në festën e hareshme, atë të shpalljes së Kosovës Republikë.

Drejtori i institucionit Ardit Bido përmes një vështrimi të imtësishëm tregoi ngjarjet historike më të rëndësishme që ka kaluar Kosova, që vijnë për shikuesit përmes ekspozitës.

Kalvarin e gjatë të vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës e përgjysmon krijimi i shtetit të pavarur, flamuri i të cilit valëvitet krenar, ndërsa Bido u shpreh për SYRI TV se ëndrra e shqiptarëve  ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Hulumtues i ngjarjeve dhe dokumenteve që e shohin publikun me anën e errët që veshi Kosovën, kuratori i ekspozitës Denald Prifti tha se Shqipëria i ka ende borxhe Kosovës.

Ekspozita Rizgjimi në vlerat kombëtare ‘Kosova Republikë’ do të qëndrojë e çelur deri të dielën më datë 18 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco