Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Hetimi i SPAK për Berishën/ Televizioni publik gjerman ngre dyshime: Pse merren me një çështje të para 15 viteve?

Hetimi i SPAK për Berishën/ Televizioni publik gjerman ngre dyshime: Pse merren me një çështje të para 15 viteve?

12:29, 17/02/2024
A+ Aa A-

Rrjeti televiziv publik gjerman, MRD (Mitteldeutscher Rundfunk), pjesë e konsorciumit të ARD, publikoi këtë fundjavë një raportim për punën e SPAK në Shqipëri.

Sipas MRD, tashmë edhe Shqipëria e ka një autoritet të luftës kundër korrupsionit.

“Shqipëria ka vite që lufton korrupsionin – deri më tani, pavarësisht nga disa masa të arsyeshme, nuk ka pasur asnjë sukses të madh. Lufta kundër korrupsionit është kusht për anëtarësimin e vendit në BE,” thuhet në raportim.

Më tej ngrihen pikëpyetje për mënyrën se si po heton SPAK.

“Shqipëria i ka shpallur luftë korrupsionit.

Ky është autoriteti përgjegjës: Prokuroria e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar- shkurt SPAK.

Që kur autoriteti filloi hetimin e tij, politikanët janë shënjestruar vazhdimisht nga prokurorët e shtetit.

Janë arrestuar disa politikanë të qeverisë dhe lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie.

Por hetimet ngrenë edhe pyetje: Pse SPAK po merret me një çështje që daton më shumë se 15 vite më parë?

Dhe si ia doli ish-zëvendëskryeministri t'i shpëtonte arrestimit dhe të arratisej jashtë vendit?

A do t'i vijë fundi korrupsionit? Popullata mbetet skeptike!” raporton gazetarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco