Berisha: Kur liberalizuam vizat, Rama si antishqiptar dërgonte delegacione në BE dhe kërcënonte Europën

Berisha: Kur liberalizuam vizat, Rama si antishqiptar dërgonte delegacione në BE dhe kërcënonte Europën

18:55, 09/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një antishqiptar që në kohën kur drejtonte opozitën.

Gjatë protestës së sotme që po zhvillohet në mbështetje të liderit të opozitës kundër vendimit politik me arrest shtëpie, Berisha theksoi se kur qeveria e tij liberalizoi vizat, Rama si një antishqiptar dërgonte delegacione në BE dhe kërcënonte Europën se se 800 mijë shqiptarë do dyndeshin drejt Brukselit.

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të guximit, dinjitetit, shpresës se mbarë shqiptarëve.

Një pëshëndetje të përzemërt ju gardianëve të pamposhtur të demokracisë, europianëve të vërtetë të kombit shqiptar.

Miqtë e mi!

Shpeshherë ndodh që ne gjejmë shkakun e dobësisë së qëndrimeve tona tek ndërkombëtarët. Është ballkanike, jo vetëm shqiptare largimi i përgjegjësive nga vetja apo adresimi i tyre tek të tjerët.

Madje edhe këto kohë, janë jo të paktë ata të cilët fajësojnë ndërkombëtarët se po mbështesin diktaturën e Edi Ramës dhe nuk i dalin në mbrojtje opozitës.

Madje në këtë kontekst herë, herë evokohen padrejtësitë e mëdha historike që fuqitë e mëdha u kanë bërë shqiptarëve 100 vite më parë.

Mendoj se kjo sot nuk është e drejtë, sepse në dekadat e fundit të shekullit të shkuar dhe fillimit të këtij shekulli, SHBA dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar kanë luajtur një rol përcaktues në lirinë e shqiptarëve, dhe asnjëherë nuk duhet të harrojmë se PD u themelua dhe është e do mbetet, parti e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar, faktor ky që përbën gurin e themelit të identitetit tonë kombëtarë, të ekzistencës tonë si komb.

Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se PD është lokomotivë e integrimit Europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

Në një kohë kur të tjerët lobonin kundër anëtarësimit të vendit në Këshillin e Europës, ne firmosnim në Strasburg anëtarësimin e saj në këtë institucion.

Në një kohë kur Rama u frynte bilbilave për muaj të tërë në parlament për të bllokuar firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në firmosnim në Luksemburg këtë marrëveshje me BE-në.

Në një kohë kur Rama demonstronte në sheshet e Tiranës me portrete të Enver Hoxhës si protestë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ne ngrinim në Bruksel në selinë e Aleancës flamurin krenar të Skënderbeut mes flamujve krenarë të vendeve të NATO.

Në një kohë kur ne mirrnim rekomandimin për liberalizimin e vizave, Edi Rama si antishqiptar dërgonte letra dhe delegacione me të cilat kërcënonte Europën se po u hoqën vizat mbi 800 mijë shqiptarë do të dynden drejt Brukselit.

Në një kohë kur ne në saj të suksesit të reformave, morëm rekomandimin e statusit kandidat nga BE-ja. Edi Rama si antishqiptar e bllokoi atë duke bllokuar votimin e tre ligjeve për të cilat ishte rënë plotësisht dakord.

Në një kohë pas zgjedhjeve votuam tre ligjet e bllokuara prej tij, shkonte në një udhëtim turpi në Britaninë e Madhe për ti kërkuar qeverisë së madhësisë së saj që të shtynte miratimin e hapjes së negociatave me 6 muaj vetëm e vetëm që kjo të mos dukej si meritë e qeverisë Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco