Turistët nuk konsumojnë ‘shqip’ por produkte importi

Turistët nuk konsumojnë ‘shqip’ por produkte importi

10:51, 04/02/2024
A+ Aa A-

Nga Dorjan Teliti/

Turistët nuk vijnë në Shqipëri vetëm për "Skenderbeun", detin, natyrën apo peisazhet shqiptare, por edhe për të provuar dhe shijuar produktet bio të kulinarise shqiptare.

Çdo mendonin turistët e huaj sikur ta dinin qe 3/4-at e produkteve që hanë janë produkte importi e jo prodhim vendas.

A nuk do duhej që Shqipëria të ishte vend ekportues e jo importues të produkteve bujqësore e blegtorale?

Fermeri shqiptar është lënë jo vetëm në mëshirë të fatit, por edhe sulmuar në emër të disa importuesve të lidhur më qeverinë.

Ndaj duhen marrë masa urgjente për të mbështetur prodhimin vendas, ku kryefjala të jetë prodhimi "made in albania":

100 milione euro në vit subvencione direkte për fermerin, dhe:

Rimbursimi TVSH-së dhe barazi në trajtim fiskal për çdo hallkë të prodhimit dhe shitjes.

Çdo ditë që kalon pa marrë këto dy masa urgjente, është ditë e humbur për fermerin, turizmin, ekonominë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco