SYRI TV/ Ahmetaj në 'Çim Peka Live': Afera e inceneratorit shkon në majën e pushtetit

SYRI TV/ Ahmetaj në 'Çim Peka Live': Afera e inceneratorit shkon në majën e pushtetit

22:54, 01/02/2024
A+ Aa A-

Ish-numri 2 I qeverisë socialiste Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin Çim Peka Live në Syri Televizion, e para që pas largimit të tij nga Shqipëria pak muaj më parë. Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj. Në mënyrë direkte, zoti Ahmetaj tha se nëse do të bëhej hetim real për inceneratorin e Tiranës shqiptarët do të llahtarisen teksa theksoi se në krye të aferës është maja e pushtetit politik në Shqipëri.

Po qe se do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen se deri ku do të shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë, ‘ndiq paratë’. Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e Top Channel, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë. Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri. Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart.

Çim Peka: Sa lart?

Arben Ahmetaj: Lart në maksimum. Cila është arsyeja po ua them tani.

Çim Peka: Lart në maksimum? Ju thoni se përveç kryetarit të bashkisë edhe kryeministrit ...

Arben Ahmetaj: Do të vijmë tek të gjitha. Të gjithë ata që kanë inspiruar politikisht goditjen për kokë turku.

Teksa theksoi se kishte qënë kundër inceneratorit të Tiranës për shkak se nuk plotësonte kushtet, Ahmetaj u shpreh se pronari faktik I inceneratorit të Tiranës është kreu I bashkisë Erjon Veliaj.

Arben Ahmetaj: Po mirë, Erion Veliaj a e ka urdhëruar incenratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktit. Pse dy standarde gjithandej. Pse dy standarde me Ahmetaj, për 3 muaj kërkohet urdhër-arresti.

Rrimë tek inceneratori i Tiranës. Ku janë 60 milionët. Shkohet te Taulant Tusha, gjynah, kam pasur e kam respekt. Këto janë qesharake. Ku janë 60 mln. Pse nuk ka përgjigje ku janë 60 mln. Dakord a janë investuar aty. ku janë 60 mln, kush televizion i ka marrë, për çfarë fushate i ka përdorur. Ku janë si llogari. Ku janë? Dmth po të hetohet Tirana dilet e vërteta. Pse i bihet rrotull. Çfarë është arsyeja që i bihet rrotull.

Sipas Arben Ahmetajt Mirel Mërtiri nuk është më pronari I inceneratorit të Tiranës teksa foli me emra konkretë për personat që kanë aksionet e inceneratorit, një pjesë e të cilave janë  në parajsat fiskale.

Unë kam besimin të konsoliduar se Mirel Mërtiri nuk është më pronari. Ja kanë marrë, e kanë syrgjinosur për të ja marrë. Po i pyes gazetarët që rrinë të SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zvicerian ka 40% të inceneratorit të Tiranës.

Çim Peka: Kush është...

Arben Ahmetaj: Besim Hoxha, i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritare dhe biznesi në Shqipëri.

Me kë ka qenë i lidhur, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n, çfarë ka bërë me të, si është gjendur ky 40% i nceneratorit të Tiranës. Se është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai, sipas letrave që ka nxjerrë Këlliçi. Unë u habita kur i lexova letrat e Këlliçit dhe po bëja pazëllin, kush qëndron pas këtij njeriu. Këto janë aryseja pse unë mund të jem kërcënuar dhe do të vazhdoj të kërcënohem edhe pas kësaj interviste. Po, burri njëherë vdes. Kush e ka 40%. Po 20% në parajsat fiskale kush e ka. Mirel Mërtirin e kanë zhdukur nga Shqipëria këta që të them unë për ti marrë biznesin dhe ja kanë marrë.

Arben Ahmetaj tha se Kryeministria dhe Bashkia të cilësuara prej tij si dy qendrat e Tiranës, po dezinformojne ambasadat dhe opinionin publik.

Jam në kontakt me shumë diplomat në Shqipëri.

Çim Peka: Edhe në këto kohë...

Arben Ahmetaj: Sigurisht. Bubrron një grup i drejtuar nga të dyja qendrat e Tiranës. Shkojnë nëpër ambasadat dhe thonë, ka qenë ide e tij.

Çim Peka: Më thatë më lej të vazhdoj dhe do të flas me emra. Dy qendrat e Tiranës që flasin nëpër ambasada...

Arben Ahmetaj: Kryeministria dhe Bashkia. Njëri thotë se më ka zhgënjyer, se do të krijojë idenë se ky është personi, se nuk është kokën e turkut. Tjetri së bashku me tjetrën thonë se ideja e atij ka qenë, shiko se nuk është kot fajtor ky. Vërtetë nuk ka firmosur por e meriton ta hajë.

Ish-zv kryeministri theksoi se kishte informuar 3 shërbime partnere lidhur me të vërtetën e aferës së inceneratorëve.

Çim Peka: Arben Ahmetaj, nëse përfituesi i atyre 60 mln euro, një pjese të saj, nuk do të ishin dy qendrat e Tiranës, në gjykimin tuaj, SPAK do ti hetonte.

Arben Ahmetaj: I dashur, unë po ta dija se ku kanë shkuar, unë po bëj investigimet e mia, nëse do të ngelem gjallë në të treja shërbimet e duhura unë e kam ndarë rrezikun që më vjen, nga kush më vjen me emra konkretë siç edhe juve ju ndikova. Unë do të vazhdoj të investigoj dot nëse do të arrij se ku kanë shkuar ato para.

Zoti Ahmetaj dha edhe arsyen pse kishte zgjedhur Syri Televizion për realizimin e kësaj interviste.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco