VIDEO/ Ndotja, Ferruni: Shumë shpejt Tirana do të jetë qytet i pajetueshëm

17:37, 30/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Task Force' në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të diskutuar mbi nivelet e frikshme të ndotjes në Tiranë ishte ambientalisti, Lavdrosh Ferruni.

Ferruni është shprehur se Tirana në një të ardhme të afërt do të bëhet një qytet i pajetueshëm pasi ndotja po vazhdon me ritme të larta.

"Ndotja e Tiranës është një shqetësim për qytetarët dhe padyshim që është e konfirmuar tani që ajri në kryeqytet është i ndotur dhe kjo sjell probleme të theksuar në shëndetin e njeriu.

Të gjithë parametrat në Tiranë tregojnë që ajri është në një nivel të frikshëm ndotje dhe të gjitha elementët kimik që po qëndrojnë në ajër janë kërcënuese për shëndetin e njerëzve.

Parametri kryesor i i PM 2.5 është një target i OBSH, është obligativ dhe jo i detyrueshëm dhe ajo që duhet  marrë në konsideratë tamam është mesatarja ditore dhe ajo vjetorja. Gjithmonë operohet me mesatare dhe ne jemi shumë herë më lart se mesatarja.

Arsyeja kryesore që gjeneron mbi të tjerat është dendësia e madhe që ka Tiranë për banorë në km2. Intensiteti i ndërtimeve po vazhdon me ritme të larta edhe sepse grimcat që lëshohen në ajër nga ky komponent po vazhdon të ritet. Ky fakt i bashkuar dhe me ndotjen e madhe që sjellin makinat krijojnë këtë situatë të rëndë në kryeqytetin tonë dhe do ta konsideroja të pabanueshme në një kohë të afërt."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco