‘Statistika që duan përgjigje/’ Kalaja: Në Shqipëri kanë votuar 1.7 milionë njerëz, censusi thotë se janë 1.5 milionë njerëz

17:50, 17/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin, 'Task Force' në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meçon për të komentuar rezultatet paraprake të censusit që është zhvilluar në vend ishte drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit, Aulon Kalaja.

Kalaja është shprehur se sipas të dhënave të fundit në Shqipëri janë rreh 1.5 milionë shqiptar ndërsa në zgjedhjet e fundit kanë votuar rreth 1.7 milionë persona.

Nuk kemi të bëjmë me një institut statistikash, ku nuk është i pavarur dhe drejtuesja e saj thotë se nuk e di se cili është numri, pasi atë e di kryeministri. Po shkohet drejtë një qepje të rezultatit nga kryeministri, Rama po shifrat janë dëshpëruese nga terreni.

Nga informacionet që kemi ne, pasi kemi takuar dhe anëtarë të censusit dhe bëhet fjalë se në Shqipëri janë rreth 1 milion e 500 mijë njerëz, ku në zgjedhjet e fundit kemi pasur 1 660 000 njerëz, dhe kjo ka nevojë për një përgjigje nga instancat.

Këta po e shtyjë rezultatet e censusit me 9 mua,j ku për 9 muaj lind një fëmijë. Të dhënat që duan të na japin këta, se sa televizor ka në shtëpi ,por sa shqiptar kanë mbetur në vend. Shifrat janë dëshpëruese, materniteti i Përmetit është mbyllur, në Lushnje nuk punon asnjë shqiptar në një furrë buke, në arat e Divjakës punojnë persona nga Egjipti.

Në Ersekë, bashkia nuk ka më shumë se 6 mijë njerëz dhe kryetari i bashkisë thotë se këtu është rritur çmimi i pronës, atje një banesë kushton në mes të qytetit 10 milionë lekë të vjetra. Këtu nuk kemi të bëjmë me lëvizje të lirë po me agjendë të pastër për shpopullimin e Shqipërisë dhe popullimin me disa grupe njerëzisht nga vendet e botës së tretë, gjë që ne e kemi paralajmëruar përpara se të nënshkruhej marrëveshja e Ramës me Melonin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco