Kushtetuta dhe gjithkush që ndjehet shqiptar është përkrah Sali Berishës!

Kushtetuta dhe gjithkush që ndjehet shqiptar është përkrah Sali Berishës!

11:57, 15/01/2024
A+ Aa A-

Presidenti i tretë i Amerikës, Thomas Jefferson (1743 - 1826), ka thënë se "Kur tirania bahet ligj, rebelimi bahet detyrë", pra, një obligim moral!

Nga Dr. Zekri Palushi, Australi, 7 janar 2024

Diaspora Shqiptare e Australisë asht në një ankth të madh, e trishtuar, në hidhërim dhe tepër e shqetësuar, në lidhje me ngjarjet korruptive të njëpasnjëshme me bazë kriminale dhe mjaft të rrezikshme, që kanë ardhur jo vetëm duke u shtuar, por edhe duke u përkeqësuar në vite, me kulmim 30 dhjetorin 2023 kur Edi Rama i jep kënaqësinë më të madhe, gjyqtares Irena Gjoka, për t'u hakmarrë ndaj Sali Berishës, i cili, në detyrën e Presidentit të Republikës e kishte shkarkuar nga detyra në vitin 1996.

Pra, në këtë rast, për hir të Irena Gjokës dhe të një urrejtjeje pathologjike, kundra Berishës, Edi Rama, instrumentalizon Gjykatën e Posaçme, e cila, duke u bazuar në një imagjinatë delirante, politikisht të motivuar, pranon kërkesën e SPAK, një instrument tjetër tepër i fuqishëm në duart e Edi Ramës -për arrestin shtëpiak të liderit historik, ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, deputetit dhe Kryetarit të PDSH në detyrë, Prof. Dr. Sali Berishës.

Në të vërtetë, të gjithë tashmë e kuptojnë dhe e dinë mjaft mirë se ky veprim i pallogjikshëm, i paligjshëm dhe antikushtetues, s’ka të bëjë aspak me drejtësinë, por është thjesht një akt korruptiv turpi, ku drejtësia kthehet në një antidrejtësi vetdiskretituese, që poshtron thellësisht drejtësinë shqipëtare,  venë plotësisht në sherbim të Edi Ramës.

Në një nga shkrimet e mia të mëparshme pata treguar se si Pol Poti i Kamboxhias, për të shkatërruar popullin dhe vendin e tij, ishte inspiruar nga eksperienca kriminale e Enver Hoxhës, por në atë kohë, kurrë s’më shkoj në mendje se Edi Rama, lideri i Rilindjes, pjellë e partisë komunisto-kriminale të Enver Hoxhës, do të frymëzohej nga kryeministri komunist i po atij vendi, Hun Manet, i cili, që nga viti 2017, po nëpërmjet sistemit të drejtësisë, mban në arrest shtëpie, liderin e opozitës kamboxhiane, Kem Sokhan. 

Sigurisht që të dy këta kryeministra djallëzorë e dinë mjaft mirë se me liderët e opozitës në arrest, zgjedhjet kombëtare, s’do të jenë gjë tjetër veçse një farsë, absurditet i dizenjuar prej tyre për të legjitimuar fuqinë personale në pushtet.

E njejta gjë po tentohet të arrihet nga qeveria e Presidentit Joe Biden. Edhe aty, nëpërmjet sistemit të korruptuar të drejtësisë sorosiane, Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, ka emruar Jack Smith, një nga prokurorët sorosianë dhe anti-Trump shembullorë për të bërë të pamundurën, që Presidentit Donald Trump t'i ndalohet me çdo kusht, kandidimi, dhe rikthimi në Shtëpinë e Bardhë.

Por le të kthehemi tek halli ynë, ku natyrshëm lind pyetja: Ku janë shqiptarët në këtë rast dhe si ndjehen? 
A ka mbetur ala gjallë ndonjë prej Pjetër Arbnorëve të shumtë që i patën mbijetue turturave çnjerëzore komuniste, të ushtruara në bodrumet e hetuesive të Arben Krajës me shokë?!

Po përfaqësitë diplomatike të vendeve perëndimore, ku janë? 

Ku asht Ambasada Amerikane? E mbi të gjitha, ku është Këshilli i Bashkimit Europian, Parlamenti Europian dhe mekanizmat e tij demokratike, që nuk denoncojnë dhe kundërshtojnë me forcën e tyre më të madhe atë çfarë sistemi i korruptuar i drejtësisë sorosiane nën orkestrimin e Edi Ramës, po ushtron ndaj anëtarit të parlamentit dhe liderit në detyrë të opozitës shqiptare, Sali Berishës?

Të lartpërmendurve iu kujtoj se edhe Adolf Hitleri i  pat justifikuar krimet e tij, duke thënë se "unë bëra çfarë bëra për të restauruar, rehabilituar Gjermaninë, dhe shpëtuar, ruajtur perandorinë!"  

Por në të vërtetë, ai s’bëri gjë tjetër veçse iu dha mundësi aktiviteteve kriminale të vepronin haptazi dhe pa frikë, për të transferuar të gjitha fuqitë e Gjermanisë së asaj kohe, në duart e Hitlerit skizofrenik.

A nuk ju duket mjaft e ngjashme që edhe Edi Rama me taktikat e tij djallëzore, nëpërmjet servilëve profesionalë, të përzgjedhur po nga vetë ai, të instaluar në sistemin e drejtësisë, prokurorisë, policisë dhe në të gjitha qelizat administrative shtetërore, pa përjashtim, e ka kthyer Shqipërinë në një republikë bananesh, ku organet kompetente kapin vetëm ato krime që i organizojnë vetë dhe gjithçka tjetër të mundëshme për të fuqizuar edhe më tej pushtetin e tij, ndërkohë që po bën të pa-mundurën për të kufizuar mundësitë e Berishës për të mbrojtur veten e tij?!

A nuk shihni një paralelizëm në mes Ministrisë së Brendshme të Taulant Ballës dhe FBI-së amerikane? 

Në mes Arben Krajës dhe Jack Smith? 

Në mes Prokurorit të Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland dhe Altin Dumanit? 

Në mes medias shqiptare dhe asaj amerikane? 

Në të vërtetë, të dy palët kanë pothuajse një emërues të përbashkët që padyshim është George Soros vetëm se në këtë rast, pala amerikane lufton kundra Presidentit Donald Trump, ndërsa pala shqiptare lufton kundra Sali Berishës, për arsyen e vetme se që të dy këta burra shteti, luftojnë për liritë, demokracinë, identitetin, integritetin dhe sovranitet kombëtar së bashku me ruajtjen e historisë dhe vlerave morale-njerëzore e bash për këto vlera, ata duhet që të ndalohen me çdo kusht për të mos marrë pjesë në zgjedhje, sepse është më se e dukshme se nëse zgjedhjet do të jenë të drejta, të ndershme dhe të lira, atëherë së shpejti Donald Trump do të jetë përsëri President i SHBA-së, ndërsa Sali Berisha do të jetë kryeministri i Shqipërisë.

Sigurisht që mund të mos jesh mbështetës i Berishës, por kurrësesi s’mund t'i mohosh atij, luftën e guximshme, deri në rrezikim të jetës së vet, që ai me një vullnet e energji të jashtzakonshme, mprehtësi intelektuale të paarritëshme po bën për kombin tonë në rrezik dhe për ju të gjithë me parimin e shenjtë se vetë populli shqiptar duhet të vendosë se kush do që ta përfaqësojë, udhëheqë atë dhe kjo arrihet me votime të lira e të drejta, por kurrsesi me intervenimin e sistemit të drejtësisë, nëpërmjet të cilit hiqen qafe njerëzit që s’i pëlqejnë regjimit.

Shumëkush mund të mendojë se unë që jetoj jashtë Shqipërisë prej vitesh s’kam të drejtë të gjykoj, paragjykoj apo moralizoj, por jo, edhe unë, si një nga shumë shqipëtarët e diasporës, konservatorë, patriotë dhe nismëtarë të luftës për demokraci, edhe pse s’jetojmë atje, kemi një obligimtë thellë moral e të detyrueshme, që të ngremë zërin në mbrojtje të lirive dhe demokracisë shqiptare, e kemi më se të detyrueshme që të vemë në praktikë atë çfarë George Orëell ka thënë dikur, dekada të shkuara: Në qoftë se liria, sovraniteti, është diçka për ju, atëherë kjo do të thotë se ju duhet t’u kallxoni njerëzve gjëra që ata s’duan t'i dëgjojnë. (‘’If liberty means anything at all, it means the right to tell people ëhat they not ëant to hear’’-dhe ne në diasporë s’po bëjmë asgjë më tepër se kaq dhe shembulli më i mirë në këtë drejtim po jepet nga anëtarët e Departamentit "Brain Gain" me pjesmarrës, intelektualë të rinj elokuentë dhe tepër të suksesëshëm si Andi Mustafaj, Nikola Kedhi, Ersi Nishani, Neada Stana ... që filluan edhe protestën e parë, në mbështetje të Berishës, në Tiranë.

Prandaj, edhe unë, si gjithmonë, me një respekt të veçantë po ju them një të vërtetë: është koha jo vetëm për t'u zgjuar, por edhe për t'u revoltuar në maksimum, tani, sa e keqja s’u ka shkelur në prag të derës, se po t’ju vijë deri aty, atëherë gjithçka ka mbaruar dhe pastaj, për fëmijët tuaj, dhe pasardhësit e tyre,  fjalët "Liri dhe demokraci", s’do të kenë ma kuptim.

Mos harroni çfarë Çurçilli (ëinston Churchill), iu tha parlamentarëve anglezë në vitin 1948: Ata që dështojnë të mësojnë nga historia, janë të destinuar ta përsërisin atë ("Those that fail to learn from history are doomed to repeat it").
Në një nga shkrimet e mia të mëparshme, kam cituar protestat e Sri Lankës, që filluan më 15 mars 2022 dhe përfunduan me përmbysjen e regjimit të Gotabaya Rajapaksës më 14 nëntor 2022. Jo pa qëllim po jua kujtoj dhe tani, kur gjendja juaj e gjithanshme është edhe më e keqe se ajo e srilankasve.

Mos ia lejoni vetes, rrëshqitjen e mëtejëshme në humnerë, mendoni për familjet tuaja dhe për Shqipërinë Nanë.  

Nuk mund t'i lihet e gjithë barra, vetëm Sali Berishës. Ai u rikthye, jo për t'i shërbyer vetes, siç mundohen disa nga mediat ta kanalizojnë, po për ju të gjithë që t'ju hapte sytë e t'ju zgjonte nga gjumi, për të parë më mirë realitetin e ri, të krijuar nga një bashkëpunim i gjatë dhe në fshehtësi, në mes të Lulzim Bashës dhe agjendës së mafies Soros-Edi-Ramjane, qëllimi i të cilëve ishte dhe mbetet izolimi dhe poshtërimi i Sali Berishës dhe marrja nën kontroll e opozitës, që do të përcilleshin me thellimin e varfërisë, armiqësimin e brendshëm, inkurajimin e marrjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, ikjen e shqiptarëve dhe dezintegrimin gradual të kombit tonë, të gjitha këto në favor të shtimit të pasurisë së tyre dhe mbajtjes gjallë të korrupsionit si në Bashkimin Europian, Amerikë e vende të tjera, në shërbim të plotë dhe interes të elitës globaliste kriminale botërore. 

Një thirrje kam për të gjithë parlamentarët shqiptarë dhe veçanërisht ndaj deputetëve të PDSH, duke dasht t’u kujtoj se s’është aspak koha e teorizimeve. 

Arrestimi i liderit të opozitës përbën një emergjencë, që paralajmëron një ngjarje tjetër tepër tragjike që po gatuhet në kuzhinën e Edi Ramës. Pra, asht koha për bashkimin tuaj urgjent dhe të pa kushtëzuar, populli ju ka votuar dhe ju paguan majshëm që t'i dilni zot atij dhe atdheut, që sot  pa dyshim është më në rrezik se kurrë.

Në mbyllje, ju kujtoj të gjithë gazetarëve, analistëve intelektualisht të korruptuar dhe kujtdo tjetër që përpiqet për të kontribuar në jetëgjatësinë pushtetare të Edi Ramës, një thënie po e Çurçillit: "Kushdo që mundohet të ushqejë "krokodilin" me shpresë se do të shpëtojë, gabohet."

Mos harroni se nëse Edi Ramës do t'i jepet mundësia për të shkuar në zgjedhjet e 2025 apo për të organizuar zgjedhje të parakohshme, atëherë fitorja e tij jo vetëm që do të jetë e sigurt, por edhe solide. 

Në këtë rast, atij që do t'i jepet rasti ideal për të kopjuar Pol Potin në prodhimin e një kalendari të ri nga ku historia e vërtetë së bashku me vlerat tona kombëtare do të zhduken, dhe Shqipëria do të gdhihet në vitin zero.

Mosbindja civile dhe vetëm ajo mund ta shpëtojë Shqipërinë dhe kombin tonë nga një fatalitet i sigurt ‘’në pritje’’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco