Lajmi i fundit

Deklaratë e kryetarit të PD: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës

Masakra e Reçakut, Begaj: 15 Janari 1999 zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë

Masakra e Reçakut, Begaj: 15 Janari 1999 zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë

11:06, 15/01/2024
A+ Aa A-

Dita e sotme shënon 25 vjet që nga Masakra e Reçakut, ku forcat serbe vranë barbarisht 45 civilë shqiptarë.

Këtë ngjarje makabre e ka kujtuar dhe Presidenti Bajram Begaj, i cili thotë se 15 Janari i 1999-ës zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Begaj shkruan se kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësi ndaj tjetrit.

“Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

15 Janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësi ndaj tjetrit”, shkruan Presidenti Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco