Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ SPAK-u i Ramës apo SPAK i pavarur?

Çim Peka: Ndërkombëtarët e kuptuan që me Albin Kurtin shantazh me viza nuk ka

Çim Peka: Ndërkombëtarët e kuptuan që me Albin Kurtin shantazh me viza nuk ka

21:37, 10/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka tha në Pressing në T7 se kryeministri Albin Kurti nuk e ka asnjë meritë në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

Por sipas tij, meritë e Kurtit është se nuk u shantazhua nga ndërkombëtarët.

“Albin Kurti nuk ka asnjë meritë në këtë qeveri për plotësimin e kushteve të liberalizimit. Kosova i ka plotësu kriteret kohë më parë për të lëvizuar dhe qytetarët të jenë të lirë”, tha Peka në Pressing.

“Albin Kurti ka një meritë, Albin Kurti i bëri të qartë faktorit ndërkombëtar, e kam parasysh konferencën e shtypit të kryeministrit Rama me presidentin francez, se çfarëdo të bëni me liberalizimin e vizave në raport me negociatat unë nuk shantazhohem dhe nuk lëshoj”, tha ai.

“Pra e shkëputi si rrugë. Doni t’ua jepni kosovarëve liberalizimin e vozave, jepjuani –kushtet i plotësojnë, por mua nuk më kushtëzon dot me këtë”, u shpreh Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco