Vasili: Meloni bëri marrëveshje me një karagjoz si Edi Rama!

Vasili: Meloni bëri marrëveshje me një karagjoz si Edi Rama!

17:20, 24/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar intervistën e fundit të Edi Ramës për La Repubblica, ci cili ka vënë në dyshim marrëveshjen për refugjatët me kryeministren Meloni.

Vasili shkruan se, të bësh marrëveshje me një karagjoz si Rama do të thotë të prodhosh një hall ose një turp.

Postimi i Vasilit:

Të bësh Marrëveshje me një karagjoz si Edi Rama do të thotë të prodhosh ose një hall ose një turp.

Italisë, dhe më saktë Kryeministren Meloni e gënjeu mendja se do të çonte përpara me Edi Ramën Marreveshjen për emigrantet e paligjshëm nga Afrika.

Duke besuar përqafimet erotiko-politike të Ramës të gjithë besuan se ky karagjoz ishte një partner serioz dhe i besueshëm.

Tani Rama po ju thotë mediave italiane që D'Alema ishte i zoti, ndërsa Meloni nuk ja thotë fare kësaj pune.

Pra Edi Rama u kthye në fis dhe tregoi shpejt fytyrën e halabakut politik.

Përdori Marrëveshjen me Melonin për të masturbuar politikisht propagandën shqiptare në kohën që po arrestoheshin disa nga banda e tij e rilindasve dhe kaq.

Kështu të gjen kur i beson një karagjozi si Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco