SYRI TV/ Berisha në arrest, avokatët: Gjykata me skenar të Ramës

15:55, 24/05/2024
A+ Aa A-

Avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit e kanë cilësuar skandaloz dhe lajthitje vendimin e gjykatës së Lartë për të moslejuar Berishën të ushtrojë mandatin e deputetit, edhe pse kjo është një e drejtë kushtetuese.

Avokatët u shprehën se SPAK zvarrit hetimet me qëllim mbajtjen të izoluar të Berishës, edhe pse në 6 muajt e fundit nuk ka paraqitur asnjë provë të re.

Avokatët akuzuan gjykatat se po zvarrisin zbardhjen e vendimit, për të penguar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut, sipas skenarit politik të Edi Ramës.

SYRI TV

Avokatët e Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe të Jamrbër Malltezit e kanë cilësuar skandaloz vendim e dhënë së fundmi nga Gjykata e Lartë për mos të lejuar liderin e opozitës që të ushtrojë mandatin e deputetit, në një kohë që është e drejtë Kushtetuese.

Avokati Genc Gjokutaj denoncoi faktin se SPAK po e zvarrit këtë çështje me qëllim që Lideri i Opozitës që të qëndrojë në masën e sigruisë, arrest shtëpie, si dhe bëri me dije se Kushtetua e ka të përcaktuar qartë se kur mbaron mandati i një deputeti.

Avokati Sokol Mëngjesi hodhi akuza në drejtim të SPAK, se me veprimet që po ndërmerr, po pengon apelimin e kësaj ccështje në Gjykata Evropiane

Avokati Klodian Skënderi theksoi se në bazë të informacionëve të sjella nga Prokuroria, s'ka asnjë provë që Berisha dhe Malltezi të qëndrojnë në masë sigurie.

Avokatët e Sali Berishës dhe Jamrabër Malltezit u shprehën se për këtë çështje po përdoren standarte të dyfishta, si dhe e gjykon, gjyqtarja me tre mbiemra, Irena Gjoka, e arrestuar dhe dëbuar nga Greqia.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco