Celibashi dërgon për hetim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme kryebashkiakun e Libohovës

Celibashi dërgon për hetim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme kryebashkiakun e Libohovës

16:59, 24/05/2024
A+ Aa A-

Komisioneri Ilirjan Celibashi vendosi këtë të premte që për Leondard Hiden, kreun e Bashkisë Libohovë, të bëhet një hetim i thelluar, pasi dyshohet se ka probleme me ligjin e dekriminalizmit.

Gjatë një mbledhje të zhvilluar këtë të premte u relatua raporti për Hiden, ku theksohet se “Në kuadër të verifikimit paraprak të kushteve të kandidimit të këtij kandidati, sipas përcaktimit të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit, KQZ ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Në përgjigje të kësaj kërkese të KQZ, DPB informon se kandidati në fjalë nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë”.

Po ashtu, nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të kreut të bashkisë Libohovë, rezulton se nuk ka deklaruar asnjë të dhënë që ka të bëjë me parashikimet e ligjit të dekriminalizimit.

Pavarësisht të gjitha këtyre hetimeve paraprake, një ankesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë ka vënë sërish në lëvizje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Subjekti zgjedhor ‘Partia Demokratike e Shqipërisë' me anë të shkresës nr. 1297, datë 16.05.2024 informon KQZ-në se z. Leonard Vyrtyt Hide është hetuar nga SPAK dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme.. ‘pasi dyshohet se në kohën që ka pasur detyrën e shefit të seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike'”, citohet në raportin e KQZ.

Nisur nga ky informacion, Celibashi çmoi se është e nevojshme marrja e informacioneve shtesë në lidhje me faktet dhe rrethanat e parashtruara për kreun e Bashkisë Libohovë dhe tashmë do të pritet raporti i Prokurorisë së Përgjithshme nëse Hide është në kushtet e ndërprerjes së mandatit apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco