‘Vijimi i arrestit nga GJKKO pa prova’, Malltezi: Raportimi i SPAK, 0 përmendje e emrit të Berishës

17:23, 24/05/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi, vajza e liderit të Opozitës Sali Berisha, njëherësh bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, ka dalë sot së bashku me avokatët në një konferencë për shtyp, ku kanë paraqitur prova që rrëzojnë procesin politik kundër Berishës e Malltezit, por edhe konfirmojnë një proces në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut të mbrojtura këto edhe me rezoluta nga Asambleja e Përgjitshme e Këshillit të Europës.

Për mediat dhe opinionin publik, Argita Malltezi solli në vëmendje edhe pikat e këtyre rezolutave, që faktohen të shkelura në rastin e masës së sigurisë dhe procesit kundër kreut të Partisë Demokratike.

Malltezi solli edhe njëherë në vëmendje, se si prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonaj po falsifikojnëdokumente për të arritur qëllimin politk, madje duke fshehur edhe prova të tjera siç është ndryshimi i statusit të pronës, i ndryshuar dhe firmosur nga Edi Rama, për të cilin akuzohet Berisha.

Argita Malltezi hodhi poshtë edhe pretendimet e prokurorëve se nga ana e zotit Berisha ka patur miratim dhe përshtatje ligjesh për të favorziuar familjet pronare në atë zonë, kur në të vërtetë rezulton e kundërta, e madje në asnjë rast nuk ka patur standard të tillë, që së fundmi vihet re shpesh në vendimarrjet e qeverisë Rama, siç janë ligji Fusha apo ligjet për të favorizuar Olsi Ramën. 

Një tjetër falsifikim flagrant është edhe qëndrimi për planin e përhapjes, ku që në vitin 2004, kur Sali Berisha ishte në opozitës, instiucionet, madje edhe Presidenti I Republikës faktonin se Klubi Partizani nuk ishin në planin e përhapjes.

Prokurorët vijojnë falsifikimin e provave dhe fshehjen e dekomuneteve edhe sa I përketë investimit, duke e cilësuar Malltezin si ortak fiktiv, kur çdo gjë është e faktuar me dokumente sipas ligjit, e madje shtyjnë para falsifikimin e tyre, duke ngritur tymnaja me burimin e financimit, ndërkohë që çdo gjë është e faktuar me dokumente dhe e raportuar në institucione. 

Sipas Malltezit, të gjitha këto po bëhen sipas porosive të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, e përball porosive, prokurorët refuzojnë ekspertizën financiare, e pas kaq kohësh, kërkojnë nga eksperti që përdoret prej Altin DUmanit për çdo porosi, që të hartojë I vetëm një pasqyrë financiare.

Sikur të mos mjaftonin mungesa e provave dhe falsifikimi, sot SPAK kërkon mbajtjen të izoluar të Liderit të Opozitës Sali Berisha për qëllime politike, e për ato që i cilëson hetime, pa asnjë lidhje me z. Berisha apo edhe personave të lidhur me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco