Bushati: Banorët që ishin në takimin e Ramës në Himarë, shpresoj mos të jenë si ata 'banorët' që shkuan në mitingun e Athinës

16:44, 24/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të komentuar takimin e Ramës në Himarë ishte analisti, Andi Bushati.

Bushati është shprehur se Rama ka nisur fushatën në Himarë për zgjedhjet lokale, nëse kjo do të kishte ndodhur në vendet perëndimorë do të përbente një skandal.           

Banorët që ishin në takim me Ramës shpresoj mos të jenë si ata banorët e administratës që shkuan të merrni pjesë në mitingun e Athinës. Është shume herët për të diskutuar për këtë gjë.

Nuk pamë te shfaqja e Ramës atë shfaqjet që kemi parë në ndarjen e tapive në kohën e dikurshme që thonte eja ti o demokrat se po të bëj me shtëpi, ndërsa sot nuk kishte të tilla thirrje.

Po të flisnim për zgjedhjet në Danimarkë ose Suedi kjo do të përbente një skandal. Në zgjedhjet e fundit ashtu si doli në përgjime ku votat merreshin me banditë por shpërndarja e tapive është një nga gjërat e vogla duke e krahasuar me krimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco