SYRI TV/ Zhvatën qytetarët, 4 arreste në burg dhe 4 arreste në shtëpi

16:00, 24/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për 9 persona, 5 prej të cilëve arrest në burg e 4 arrest në shtëpi lidhur me mashtrimin përmes mikro kredive dhe përmbarimit. Ata akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim detyre, ndërsa denoncimi ishte bërë për skema mashtruese dhe piramidale me mijëra qytetarë. Në burg mbetën Aldo Daka, Albert Gega. Edmond Mato e Arben Meskuti, ndërsa në arrest shtëpie Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi, Kejda Seferi e Elda Ibro. Ndërsa për Albert Koten nuk është ekzekutuar ende urdhëri I arrestit në burg.

TABELA: ARREST NË BURG:

1 – Aldo Daka “Arrest në burg”

2 – Albert Gega “Arrest në burg”

3 – Edmond Mato “Arrest në burg”

4 – Arben Meskuti “Arrest në burg”

 

TEBALA: ARREST NË SHTËPI:

1 – Jorsida Dervishi ‘Arrest në shtëpi’

2 – Alketa Tanushi  “Arrest në shtëpi”

3 – Kejda Seferi “Arrest në shtëpi”

4– Elda Ibro ‘Arrest në shtëpi’

Të paktën 5 subjekte ku shtetasit e mësipërm ishin pronar apo administrator, në bashkëpunim me disa përmbarues, krijuan dhe ushtruan skemat mashtruese të konsideruara si piramidale, me një dëm mbi 7.3 milionë euro ndaj qytetarëve.

TABELA: SUBJEKTET MASHTRUESE:

1. Micro Credit Albania

2. ADCA

3. SHP Zig

4. FS

5. FLASH

Një nga të arrestuarit deklaroi në gjyq se “po gjykohemi si në komunizëm, kemi ushtruar aktivitet të ligjshëm dhe se nga ana e përmbaruesve janë zbatuar detyrimet”. “Jam thjesht një rrogtar me një pagë qesharake” deklaroi në sallën e gjyqit të premten, një nga personat e akuzuar që ka punuar si përmbarues. Subjektet në fjalë, blinin kreditë e këqija nga bankat e nivelit të dytë, jepnin kredi debitorëve për të shlyer kreditë e vjetra, ndërsa interesat dhe faturimet e tjera frynin detyrimet e qytetarëve deri në 500 fish të shumës që kishin pa shlyer, duke çuar nmë sekuestro të pronave të tyre, si toka, objekte, makina, llogari bankare etj. Këto subjekte ishin të licensuara nga Banka e Shqipërisë, e pavarësisht kësaj, në dosjen e Prokurorisë nuk evidentohet se kush është përgjegjësi i lejimit të ushtrimit të një aktiviteti me pasoja kaq të rënda në xhepat e qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco