'O tempora! O mores!'/ Tallja e Blendi Klosit me durrsakët: Do ta bëjmë Durrësin me arabët si para 2 mijë vjetësh, në kohën e romakëve

'O tempora! O mores!'/ Tallja e Blendi Klosit me durrsakët: Do ta bëjmë Durrësin me arabët si para 2 mijë vjetësh, në kohën e romakëve

00:17, 10/01/2024
A+ Aa A-

Nëse ka një qytet ku shkatërrimi i tij është objektivish i parikuperueshëm, pas Tiranës, ai është Durrësi. Qytet i cili qeveriset prej afro 20-vjetësh nga socialistët.

Durrësi është një qytet mesjetar dhe këtë e dinë të gjithë, kush ka lexuar pak nga historia, por gjithashtu, kush ka sy në ballë e sheh dhe e di se Durrësi është nga të rralët qytete ish-mesjetare në botë, që korrupsionit i ka ngritur një përmendore mu në krah të kalasë mijëvjeçare, siç është veliera, edhe kjo dihet botërisht.

Sikur mos të mjaftonte kjo, Durrësit po i shkatërrohet porti, një ndër më të vjetrit e më strategjikët në mesdhe, për t’u ndërtuar një kantier betoni pastrimi parash mu në breg të detit.

Mirëpo Blendi Klosi medon ende se qytetarët e Durrësit mund të mashtrohen ditën për diell, ai mbrëmjen e sotme ka deklaruar se Durrësit do i japin të njëjtën vlerë ashtu siç ka pasur para 2 mijë vjetësh në kohën e romakëve.

Mes tjerash ai ritheksoi se porti do të jetë shumë modern.

 “Ne nuk do e lëmë Durrësin ashtu siç është, do të marrë atë vlerë, ashtu siç ka pasur para 2 mijë vjetësh, në kohën e romakëve. Projekti do të ndërtohet në Porto Romano, po ashtu do të jetë një port modern e shumë cilësor”-tha ai.

Pra, Klosi po u thotë shqiptarëve dhe durrësakëve se, këta që e shkatërruan pakthim Durrësin për 20 vite, tani kanë marrë arabët që të shkulin me themel edhe portin dhe do të na e bëjnë Durrësin siç ishte në kohën e romakëve.

Po të ishte gjallë nja romak i ditur, si Ciceroni, pasi të dëgjonte broçullat e Klosit do thoshte, “O tempora! O mores! Oh çfarë kohësh! Oh çfarë zakonesh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco