'Amerika sot duket si realiteti shqiptar': Auron Tare heq paralele, ndaj Trump po përdoret çdo mënyrë për eliminimin e tij, në çdo sondazh është fitues

'Amerika sot duket si realiteti shqiptar': Auron Tare heq paralele, ndaj Trump po përdoret çdo mënyrë për eliminimin e tij, në çdo sondazh është fitues

23:52, 09/01/2024
A+ Aa A-

Auron Tare përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” ka folur lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Tare u shpreh se Trump ende pa hyrë në garë ka një epërsi shumë të madhe, jo vetëm ndaj kandidatëve republikanë, por edhe ndaj Presidentit aktual Biden.

Sipas tij ndaj Trump po përdoret çdo lloj mënyrë për eliminimin e tij, por ai është në pozita ku mund edhe të fitojë.

“Trump ende pa hyrë në garë ka epërsi shumë të madhe, jo vetëm ndaj republikanëve të vetë, por edhe ndaj Biden. Kur sheh Amerikën të duket si realiteti shqiptar, sepse kemi një ish-president që po sulmohet nga të gjithë krahët juridikisht që të mos kandidojë më. Dy shtete, Maine dhe Kolorado, kanë sjellë një ligj që nga koha e luftës së Konferedatës për të ndaluar kandidimin në zgjedhje për President.

Kjo tregon se po përdoret çdo lloj mënyrë e mundshme për të eliminuar Trump, dhe çuditërisht ai jo vetëm është në këmbë, por mund të fitojë. Popullata amerikane është e ndarë shumë dukshëm, Shumë njerëz nga klasat e mesme janë tradicionalë dhe nuk e pranojnë liberalizimin ekstrem që po ndodh këtu. Për shembull termat prindi 1 dhe 2 apo debate për mos deklarimin e gjinisë së fëmijëve”, u shpreh ai mes të tjerash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco