Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Berisha: Një manovër e turpshme e skapistëve të partisë me Shkëlzen Berishën, po bëjnë më shumë politikë

Berisha: Një manovër e turpshme e skapistëve të partisë me Shkëlzen Berishën, po bëjnë më shumë politikë

13:20, 14/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i është përgjigjur sot, pyetjeve të gazetarëve lidhur me thirrjen në SPAK edhe të djalit të tij, Shkëlzen Berisha, lidhur me çështjen Gërdeci.

Berisha u shpreh qartë: "Është thjesht një manovër e turpshme e skapistëve të partisë sepse Shkëlzen Berisha është thirrur për këtë çështje kohë më parë në SKAP, ka dhënë çdo përgjigje, ka lënë aty adresën fizike dhe elektronike. Ka lënë adresën fizike dhe elektronike. Por ata kanë preferuar të bëjnë më shumë politikë sesa ta njoftojnë, pasi thirrja e tij aty është një akt i mirëfilltë politik.

Në mënyrë absolute nuk ka asnjë lloj lidhje me asnjë akt, proces, moment të asaj drame që ka ndodhur. Zero!

Dhe ai ka dhënë shpjegime. Ata e dinë që nuk kanë asnjë lidhje, madje familjarët e kanë kuptuar se këta po bëjnë politikë me hetimet e tyre. E vërteta është se familjarët për politikë nuk janë të interesuar. Ata kanë problemin e tyre.

Ka një njoftim që ka bërë Shkëlzen Berisha, në të cilin ai ka sqaruar se nuk është njoftuar se ai të dy adresat, atë fizike dhe atë elektronike nuk i ka ndryshuar dhe i ka lënë në SKAP. Po ta marrësh për serioz një organ që funksionon në parimet e vjetra të policisë sekrete, funksionon si grupe kriminale të strukturuara, nuk duhet marrë seriozisht."

LEXO EDHE: Shkëlzen Berisha rrëzon pretendimet e SPAK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco