Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shkëlzen Berisha rrëzon pretendimet e SPAK

Shkëlzen Berisha rrëzon pretendimet e SPAK

12:50, 14/12/2023
A+ Aa A-

Juristi Shkëlzen Berisha reagon pas njoftimeve mediatike për mos prezencën e tij si dëshmitar në gjyqin për çështjen e Gërdecit

Reagimi:

Në lidhje me disa raportime mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar në gjykatë, më duhet të sqaroj se në asnjë adresë timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar!

Pretendimet e SPAK, që janë qartaz në funksion të  qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti që personalisht në dëshminë e dhënë para SPAK kam depozituar adresën e SAKTE si dhe nr e telefonit!

Mbetem i hapur për t’u paraqitur konform ligjit me të marrë ftesën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco