Berisha: Kauza e Teatrit Kombëtar është objektiv madhor i PD! Do e rindërtojmë ashtu siç ishte, aty ku ishte

Berisha: Kauza e Teatrit Kombëtar është objektiv madhor i PD! Do e rindërtojmë ashtu siç ishte, aty ku ishte

20:28, 17/05/2024
A+ Aa A-

Në 4 vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar nga Rama-Veliaj, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, ‘kauza e Teatrit Kombëtar është objektiv madhor i PD! Do e rindërtojmë ashtu siç ishte, aty ku ishte’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, guximtare dhe guximtare, qëndrestare dhe qëndrestarë, luftëtarë të paepur të kauzës së drejtë.

Përulem me nderimin më të madh para jush.

Por një nderim të veçantë, mirënjohje të pakufishme kam për artistët e vërtetë të këtij kombi, që në një betejë të pashembullt, mbrojnë një kauzë kombëtare.

Mbrojtën simbolin e arrirë të kombit, Teatrin Kombëtar, që 4 vite më parë, biri i të keqes e shembi në një akt barbarie kulturore në mesnatë, Erion Veliaj.

Të dashur miq, kauza e Teatrit është kauzë nderi.

Është kauzë dinjiteti.

Është kauzë e të vërtetës kulturore të një kombi.

Mbrojtja e saj do të mbetet objektiv më madhor i PD. Kjo kauzë është mishëruar dhe do të mishëruar në çdo protestë, në çdo qëndresë, në çdo mosbindje civile gjer në fitoren përfundimtare tonë, rindërtimin e Teatrit aty ku ka qenë, ashtu siç ka qenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco