Lajmi i fundit

INVESTIGIMI/ ‘5D Konstruksion’ dhe Ajola Xoxa, skemat e pastrimit të parave

Berisha: Sot kanë zgjedhur me urdhër të Edi Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në parlament!

Berisha: Sot kanë zgjedhur me urdhër të Edi Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në parlament!

09:36, 14/12/2023
A+ Aa A-

Duke parë skenat që po shpalosen në hyrje të Kuvendit, ku gardistët shtyjnë dhe ndalojnë çdo deputet të opozitës pa dallim të hyjë në Kuvend, Kryetari i PD, Sali Berisha, ua tregoi ato mediave duke thënë:

"Ky është tmerri nga opozita i Edi Ramës, i cili si rrugëzgjidhje ka gjetur të mos futet asnjë deputet i opozitës në parlament. Kjo është marrje e plotë në kontroll policesk të parlamentit nga garda e kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë.

Janë disa deputetë të përjashtuar që nuk u takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë.

Por sot kanë zgjedhur me urdhër të Edi Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në parlament.

Vërini kamerat aty dhe shihni se ku janë grevëthyesit.

Kjo është Shqipëria që pretendon të hapë negociatat, kjo është narkodiktatura në Shqipëri.

E patë Edi Ramën, i cili shkoi si palaço dhe kthehet si kloun.

Bëri klounin në prani të drejtuesve të BE dhe udhëheqësve të BE dhe rajonit.

Ai zgjodhi të bëjë klounin, rolin që i shkon më shumë se çdo rol tjetër.

I depersonalizuar në mënyrë ekstreme, atij i mbetet të bëjë klounadën siç është.

Parlamenti ja ku është dhe në Bruksel, siç e patë ju, ai u përpoq të mbulojë vendimin negativ për Shqipërinë, me një klounadë të turpshme për një drejtues."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco