Protesta e opozitës/  Dhunë në dyert e parlamentit, garda shtetrrethim, përplaset me opozitën

Protesta e opozitës/ Dhunë në dyert e parlamentit, garda shtetrrethim, përplaset me opozitën

09:36, 14/12/2023
A+ Aa A-

Seanca e sotme plenare, ashtu si kurse pritej, është shoqëruar me kaos ende që pa nisur.

Garda e Republikës ka ndaluar deputetët e përjashtuar që të futen brenda Kuvendit. Kjo ka acaruar deputetët e tjerë që nuk janë në listën e të përjashtuarve. Kjo pasi garda ka bllokuar të gjithë deputetët e opozitës.

“Hapni derën”, “Kush je ti”, "Shoqja Lindita, a mund të futem", janë disa nga thirrjet e deputetëve.

Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi. Ndërkohë, pritet të kalohen ndryshimet e rregullores së Kuvendit, nga ku parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që shkelin rregullat.

Garda nuk jep asnjë urdhër të shkruar për ndalimin e deputetëve të opozitës që të mos hyjnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco