‘Sulmi ndaj liderit të opozitës duket se vjen, pas kapjes në flagrancë të drejtësisë…’

‘Sulmi ndaj liderit të opozitës duket se vjen, pas kapjes në flagrancë të drejtësisë…’

08:55, 13/12/2023
A+ Aa A-

Nga Klevis Balliu/

Sulmi ndaj liderit të opozitës duket se vjen, pas kapjes në flagrancë të një drejtësie që është gati të godasë këdo për inceneratorët përveç pronarëve të inceneratorëve që çdo shqiptar dhe ndërkombëtar di dhe njeh si Rama dhe Veliaj.

Kjo duket si një dëshmi konkrete për situatën e vështirë të vendit, shoqërisë, dhe politikës në Shqipëri.

Prokurorë që zbatojne urdhra, duke nëpërkëmbur shtetin ligjor, që kalojnë nga vendimet në bazë të kodit penal në vendime pleniumesh politike.

Sot njesoj si në çdo vend tjetër diktatorial goditet opozita dhe jo pushteti i korruptuar.

Çka konfirmon sa më sipër, është fakti se vjedhja nuk ndalon as edhe një orë të vetme.

Hapen dosje, bëhen padi, bëhet lajm, bëhet ndonjë vendim.

Por të gjitha këto duket se janë për të hequr vemendjen nga vjedhja sistematike e qytetarëve.

Vjedhje të rrugët nga 1.6 milion euro kilometri në Kroaci në 30 milion euro kilometri në Shqipëri, vjedhje masive në shit-blerjen e energjisë 376 milion euro abuzime në OSHE, vjedhje masive në taksa në tatime të dyfishta, vjedhje makabre të katër koncesioneve në shendetësi.

Vjedhje harbute pra në çdo arterie të buxhetit.

Për sa kohë gropa ekonomike e Shqipërisë merr mbështetje të thellohet dita ditës, pikpyetjet janë të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco