Djegësi/ Berisha: Veliaj ka bërë presion vetë dhe me 'Velicën' për dhënien e bonusit 8 pikë për kompaninë e tij!

Djegësi/ Berisha: Veliaj ka bërë presion vetë dhe me 'Velicën' për dhënien e bonusit 8 pikë për kompaninë e tij!

12:57, 12/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka avancuar sot me denoncimin e aferës qeveritare të vjedhjes së milionave eurove nëpërmjet inceneratorit fantazëm të Tiranës.

Para mediave Berisha tha sot: "Mbrëmë ishte një natë në të cilën mediat e vendit, me përgjegjësi të plotë para publikut shqiptar dhe ndërkombëtar, faktuan në mënyrën më të pakundërshtueshme se të amnistuarit e SKAP-it të partisë janë njëkohësisht autorët kryesorë ët vjedhjes të shekullit, konkretisht Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe natyrisht aksionerë të tjerë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mërtiri, Zoto dhe ndonjë tjetër.

Mbrëmë mediat dështuan totalisht një përpjekje kriminale të SKAP-it të partisë për të paraqitur vjedhjen e shekullit si vepër të një grupi të Lefter Kokës dhe zyrtarëve përreth tij.

Duke thënë këtë, theksoj se pa diskutim se Koka është një ladrino i vogël, një vjedhës i vogël në krahasim me Erion Veliajn, Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe enturazhin e tyre.
Erion Veliaj është personi kryesor përgjegjës pasi është autori i ndryshimit të trajtimit të mbetjeve në Tiranë nga metoda pa djegie në metodën me djegie.

Pa këtë ndryshim, nuk do mund të flitej për djegës. Erion Veliaj është personi që me firmën e tij, siç faktojnë shkresat, që ai si kryetar bashkie i dërgon Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetajt, i del zot studimit të fizibilitetit për djegësin e Tiranës, studim që falsifikon me qëllime fitimi leverdisshmërinë e këtij djegësi.

Erion Veliaj duke falsifikuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka dhënë garanci me firmën e tij pa mbledhur këshillin, për pagesën 92 milionë euro për djegësin e Tiranës, çka do të thotë se ai është padron i padiskutueshëm, por edhe një manipulues dhe falsifikator.

Erion Veliaj, duke falsifikuar ka thënë garanci për Këshillin e Qarkut të Tiranës, dmth për bashkitë e të tjera të qarkut, se do paguajnë tarifën e kërkuar nga sipërmarrja.
Erion Veliaj ka pasur në KVO dy përfaqësues, të cilët me guxim kanë deklaruar se Bashkia e Tiranës nuk ka mundësi të paguajë tarifat financiare për djegien e mbetjeve. Të dy ata janë në burg, kurse Erion Veliaj që ka mashtruar është i lirë.

Erion Veliaj ka bërë presion vetë dhe me Velicën ndaj anëtarëve e KVO për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë e tij.

Erion Veliaj ka firmosur vetë faqe për faqe kontratën e djegësit të Tiranës, djegës i cili pas gjashtë vitesh, nuk ekziston.

Erion Veliaj ka firmosur vetë të gjitha përgjigjet e letrave të Damian Gjiknurit dhe Belinda Ballukut mbi përgjegjësinë e tij direkte për mbikëqyrjen e punimeve në djegësin e Tiranës, që nuk ekziston.

Erion Veliaj është përgjegjës direkt për pushtimin me dhera të mëse 150 mijë metër katror, pa asnjë lloj shpronësimi nga askush të djegësit të Tiranës.

Erion Veliaj ka përdorur një seri mekanizmash për vjedhjen e shekullit, që do jenë objekt i konferencave të mëvonshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco