Zhdukën liqene e ngritën male me dhe/ Kryemadhi: 'Kumbullat dhe dardhat' nuk kanë lëvizur pa dijeninë e Veliajt!

Zhdukën liqene e ngritën male me dhe/ Kryemadhi: 'Kumbullat dhe dardhat' nuk kanë lëvizur pa dijeninë e Veliajt!

11:18, 12/12/2023
A+ Aa A-

Inceneratori i Tiranës ka përfituar 60 milionë euro nga firmat e ndërtimit për depozitim dherash, ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë landfillit, jashtë lejes së ndërtimit, duke uzurpuar 15 ha tokë.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka shtuar një denoncim të ri në dosjen inceneratorit të Tiranës, kësaj radhe për fitime të majme që janë nxjerrë vetëm nga depozitimi i dherave. Abuzuesit dhe përfituesit e miliona eurove kanë arritur deri atje sa të uzurpojnë për depozitimin e dherave kundrejt pagesës natyrisht, 15 ha tokë, truall të bashkisë së Tiranës, pa asnjë leje, siç shihet në hartat e mëposhtme të matura me pajisjet e fundit teknologjike.

Gjatë konferencës për shtyp që dha sot, znj. Kryemadhi, e cila prezantoi sot investigimin njëvjeçar të mbushjes së 15 ha trualli publik me dhera, duke varrosur në të edhe liqene, u pyet se si mund të kishte ndodhur kjo gjë kaq haptas dhe me lejen e kujt.  

Pyetje: Znj. Kryemadhi, aktualisht prona që keni investiguar dhe i është ndryshuar relievi, ndodhet në pronësi të bashkisë apo në pronësi të inceneratorit? Po mundohem të huazoj edhe një shprehje të Kryeministrit, a mund të ndodhë që drejtorët në bashki “të hanë dardha” pas kurrizit të Kryetarit të Bashkisë në këtë rast?

Monika Kryemadhi: Është pronë e baskisë, shihni  hartën kadastrale. Janë të gjithë titujt e pasurive që janë të bashkisë së Tiranës. Po, janë të bashkisë së Tiranës, nuk është pronë e inceneratorit, se ju e dini shumë mirë, që edhe po të lyesh muret e shtëpisë duhet të shkosh të marrësh leje, jo më një institucion.

Leja e ndërtimit ka koordinatat e veta, jam shumë dakord që mund të lëvizte ja... me 10-mijë metra katrorë, por nuk mund të lëvizë dot me 150-mijë metra katrorë leja e ndërtimit. Nuk mund të zhduken liqene dhe sipërfaqe të tjera dhe të ndërtohen male të tëra me dhe.

Asnjë gjë nuk është rastësore, por përkundrazi, është mbyllur i gjithë rrethi vicioz që nga Policia e ndërtimit, Policia bashkiake, lejet e ndërtimit e të gjitha me radhë që e kanë mbyllur rrethin vicioz të të gjithë kësaj skeme korruptive. Pra, ky është një skandal i ri sot.

Deri më sot kemi folur për investimin 128 milionë euro, kemi folur për mos diferencimin e mbetjeve , kemi folur për shumë gjëra të tjera,  kemi folur për dherat, por njerëzit mendonin që dherat çoheshin në incenerator, për mbulimin e depozitimit të mbetjeve , por dherat faktikisht... Janë futur kamionët në gardhin e inceneratorit dhe kanë dalë nga gardhi e kanë shkuar në një pronë publike.

Mos harroni që në bazë të ligjit edhe për venddepozitimin e dherave siç dihet, ka vite se kështu funksionojnë të gjitha firmat e ndërtimit, duhet të marrësh leje ndërtimi edhe për venddepozitimin e dherave apo të mbetjeve e të inerteve.

Kurse, kumbullat dhe dardhat nuk besoj se kanë lëvizur pa dijeninë e Erion Veliajt, përkundrazi, ka dhe shumë gjëra të tjera që e vendosin përballë një përgjegjësie shumë të madhe Erion Veliajn  dhe bashkëpunëtorët e tij, që nuk më takon mua sot të flas për këtë gjë.

I takon këshilltarëve të bashkisë së Tiranës, të cilët do të vazhdojnë dhe ata të gjiithë angazhimin e tyre si këshilltarë për të zbardhur aferat korruptive të abuzimit  që bëhet me Buxhetin e e bashkisë së Tiranës  dhe me pushtetin e bashkisë së Tiranës për përfitime personale private të drejtorëve të bashkisë së Tiranës./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco