'Dy krime të mëdha ka Shqipëria sot: inceneratorët dhe bandat kriminale! SPAK është në provë'

'Dy krime të mëdha ka Shqipëria sot: inceneratorët dhe bandat kriminale! SPAK është në provë'

10:34, 12/12/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, një nga denoncueset kryesore të aferës qeveritare të inceneratorëve, deklaroi sot se SPAK-u është në provë për të treguar nëse ka vullnet politik, më saktë vullnet profesional për të zbardhur skemën e inceneratorëve.

“Dy krime të mëdha ka Shqipëria sot, - theksoi Kryemadhi, -  Inceneratorët që është skemë politike kriminale, që nëpërmjet parave të inceneratorëve janë paguar media e gazetarë dhe bandat kriminale të trafikut të drogës. Këto janë dy sfidat e SPAK-ut!

Ne e dimë shumë mirë që Shqipëria sot është bërë kështjella e drogës dhe e dimë shumë mirë sesi bandat kriminale paguajnë në mënyrën më kriminale, duke filluar nga institucionet më të larta shtetërore deri tek qeliza e vogël fundore që ka Policia e Shtetit, mediet, shëndetësia, sistemet bankare e të gjitha me radhë.

Ndoshta mund të jem një zë i vogël në të gjithë këtë betejë, por secili nga ne duhet të bëjë të vetën, të  vendosë tullën e vet në murin e ndërtimit të një institucioni.

Mendoj që morali ynë është që të mos kemi frikë të përballemi me të vërtetën, por përkundrazi, të bëhemi misionarë të së vërtetës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco