Kur Veliaj shprehet me shkresë, ‘parimisht jam dakord’, çfarë të bëjë vartësi, të shkelë parimet?!

Kur Veliaj shprehet me shkresë, ‘parimisht jam dakord’, çfarë të bëjë vartësi, të shkelë parimet?!

00:27, 11/12/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Dylgjeri

Arrestimet e SPAK kanë rrëzuar edhe administratën shqiptare.

U arrestuan edhe 15-të nëpunës nga administrata publike. Janë vërtetë këto personat përgjegjës, apo janë vetëm togzuesit e skandalit? Apo meqë Kryeministri deklaron: se përgjegjësia është  personale - dhe SPAK i pret flet arrestet për nivelet e ulta në administratë!

Mendoj, se nuk janë përgjegjës vetëm personat e arrestuar në listën e shpallur se fundi nga SPAK.  

Përgjegjësia në administratë sa individuale është edhe vertikale. 

Janë Titullarët që kanë firmosur e janë përcjellës të shkresave. Janë titullarët që janë njohur në proçes, me etapat e dokumentacionit të projektit të inceneratoreve. 

Janë titullaret që kanë urdhëruar, kanë lënë porosi, kanë sigluar e urdhëruar ku gojarisht e ku me shkrim për të ardhur te skandali përfundimtar.

Velija  merrte në telefon me nerv Sekretarët e Ministrive dhe Titullarët e Axhencive të përfshira në proces sa herë bllokohej ai. Ankohej për qendrimet e kundërshtitë e antarëve  të komisioneve. Specialistët i kanë zhvilluar përgjegjësite, por kanë marrë urdhër dhe shkresa nga eprorët, ato edhe pse kanë përcjellë te eprorët shqetësimet, mangësite dhe paligjshmërite, janë kërcënuar e trembur.  

Janë Titullarët që kanë bërë vendimarrjen fundore, janë këto të fundit që kanë mbyllur njërin sy apo e kanë shkelur tjetrin para të parit.

Nuk mund të ekzistojë teza se aferën e bëri dikush i vetëm me disa zyrtarë, ndërkohë Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk dinin gjë!

Nuk guxon kush nga specialistet të rëndojë veten kaq thellë sa të zhytet në batakun e krijuar nga më të mëdhenjte, apo meqë formalisht kanë krijuar komisione tenderimesh e ofertash në fund të digjen më të vegjëlit, të digjen të papërkrahurit.  

Keni parë gjatë këtyre viteve të dalin titullarët apo drejtorët, Sekretarët e Përgjithshëm të mbrojnë proçesin e inceneratorëve në tryezat e debatit në media? 

Sigurisht Jo. 

Ato janë të trembur nga kreret e Shtetit, të Institucioneve me heqjen e bukës, me pushim nga puna, me linçim.

Sepse firmat e më të mëdhenjve si Rama, Velija, Ministrat e Ministrive përgjegjëse etj janë bërë sot kopertina të portaleve, të shtypit, janë bëre kryefjalë e korrupsionit në aferën e projektit të Inceneratorëve.

Kur Erion Velija me shkresë shprehet se "Bashkia është parimisht dakort..." , çfarë të bëjë specialisti poshtë? Të shkelë parimet?

Ky është skaneri i së vërtetës. 

 

Të tjerat janë viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco