Rama takon Olaf Scholz: Procesi i Berlinit, platforma kryesore për bashkëpunimin në Ballkanin perëndimor

Rama takon Olaf Scholz: Procesi i Berlinit, platforma kryesore për bashkëpunimin në Ballkanin perëndimor

19:33, 09/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilën ka vënë theksin se procesi i Berlinit. Në një njoftim të shkurtër platformën X, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se Shqipëria është shumë e përkushtuar ndaj këtij procesi, për shkak se është e vetmja mënyrë për bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.

Më herët, Shqipëria dhe Serbia nisën një projekt të ri, Ballkani i Hapur, mirëpo më pas njoftuan kjo nismë do të rresht së funksionuari dhe do të përqendrohen te Procesi i Berlinit, i udhëhequr nga Gjermania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco