‘I përmbysën etërit’/ Rama bën kongresin më 8 Dhjetor për t’u thënë që ju ringrita prap

21:49, 07/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, kryedemokrati Sali Berisha foli edhe për 8 Dhjetorin, si dhe zhvillimin e kongresit të PS-së në këtë datë.

Berisha tha se Rama e bën kongresin në një datë që i përmbysën etërit dhe u thotë që ja ku ju riktheva.

‘PS mblidhet më puniste se kurrë në historinë e vetë, në kuptimin që zhduku tërësisht votën’, u shpreh Berisha.

Debati në studio:

Peka: Nesër Rama ju merr dhe ditën më të shenjtë të PD-së. 8 Dhjetori, ish-Partia e Punës bën kongresin, ndërsa ju mbylleni në një sallë në selinë e PD-së ku bëni një aktivitet.

Berisha: Së pari bën kongresin në një datë që i përmbysën etërit dhe u thotë që ja ku ju riktheva. Simbolika e vetme është kjo. Ata do të preferonin që ai të bëhej më 8 Nëntor, qejfi i tyre do ishte 8 Nëntori por ky thotë për hakmarrje ja ua bëj në këtë ditë. Kurse kongresi, përkundrazi, PS mblidhet më puniste se kurrë në historinë e vetë, në kuptimin që zhduku tërësisht votën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco