Dogjani: Shqiptarët nuk e dinë se ky buxhet do i varfërojë më shumë në vitin 2024

Dogjani: Shqiptarët nuk e dinë se ky buxhet do i varfërojë më shumë në vitin 2024

20:18, 07/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani, i ftuar në Edicionin e Mbrëmjes në Syri TV, u shpreh se mazhoranca ndonëse ka detyrën kryesore që buxheti që miraton tu shërbeje qytetarëve, në fakt ajo po përpiqet ta fshehë se ky buxhet do i varfërojë ato dhe më shumë.

Po nisim me buxhetin e 2024 ku ligji themeltar më i rëndëishëm që kalon një Parlament gjatë gjithë vitit mazhoranca, kanë si qellim kryesor në fund të fundit që buxheti tu shërbejë qytetarëve shqiptar.

Dhe këta e kanë kaluar pa e diskutuar as në komisione, as me qytetarët, as brenda mazhorancës dhe opozitës për faktin që ne jemi në një dhunë të ushtruar nga mazhoranca te qytetarët shqiptarë dhe ndoshta kjo dhe i ka shërbyer kësaj mazhorance që qytetarët shqiptarë të mos marrin vesh se çfarë bëhet me buxhetin e tyre, se si ata vidhen  dhe se si ky buxhet më shumë do t’i varfërojë ato gjatë vitit 2024.

Buxheti i vitit 2023 por dhe buxhetet e mëparshme jaqnë vjedhur nga kjo qeveri dhe ajo çfarë ne na ka detyruar të kalojmë në këtë pozicion, është se na është mohuar një e drejtë themelore, e drejta kushtetuese për të ngritur Komisionet Hetimore për të kontrolluar këtë qeveri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco