Berisha: Projektligji i Ramës i pamundëson komisionet hetimore parlamentare! Ai ka konfiskuar SKAP-in

Berisha: Projektligji i Ramës i pamundëson komisionet hetimore parlamentare! Ai ka konfiskuar SKAP-in

18:44, 30/11/2023
A+ Aa A-

Në takimin me mbështetësit në Kamëz, kryedemokrati Sali Berisha u ndal edhe te komisionet hetimore parlamentare, të cilat kryeministri Edi Rama nuk i ka lejuar të krijohen.

Berisha theksoi se Rama, duke sjellë sot ligjon ku i bën ato të pamundura komisionet parlamentare për të funksionuar.

Berisha: Për të mbyllur mundësinë e fundit të kontrollit të tij që janë komisionet hetimore parlamentare, ai ka sjellë sot ligjin, ka dërguar ligjin sot në parlament ku i bën ato të pamundura për të funksionuar.

Pra, sot jemi në një diktaturë, ku i gjithë pushteti përqendrohet në duart e një njeriu.

Se si demokratë, nuk kemi pasur kurrë një armik si ky, njëlloj si nazistët që në kampet e përqendrimit, ua hiqnin emrat dhe u jepnin një numër, në mënyrë që t’i denatyronin, ky kështu sillet me ne. Ka gjetur Lul Bravën si vegël të tij dhe mendon se mund të na ndërrojë emrin, do mund të na diktojë ligësinë e tij.

Por Edi Rama, pas Enver Hoxhës, është një armik më i egër i shqiprarëve, i cili po rrënon pluralizmin, arritjen tonë më të madhe pas pavarësisë.

Asnjë komb nuk është zhvilluar i lirë pa pluralizëm. E arritëm me sakrifica, përmbysëm një diktaturë dhe tani ky konfiskon një nga një, të drejtat kushtetuese.

Ka konfiskuar SKAP-in, drejtësinë, e ka mbushur me grupe të strukuruara kriminale, me prokurorë dhe gjykatës të lidhur kokë e xhep me krim, që falsifikojnë, që zhdukin dokumente, që lirojnë kriminelë, që fshijnë dosjet, që të gjitha me urdhër të Edi Ramës.

Së fundmi, ajo që kishte mbetur, ishin komisionet hetimore parlamentare.

Tani, më thoni ju mua se çfarë do bëjmë ne? Ka vetëm një rrugë, betejë pa kthim. Ka vetëm një rrugë, mosbindje civile. Ka vetëm një rrugë, në këmbë të gjithë për të përmbysur narkodiktaturën e Edi Ramës.

Unë e kuptoj se problemet e jetës së përditshme të qytetarëve shqiptarë, janë të rënda dhe të panumërta. Por nëse ne nuk zgjidhim këtë problem, ju garantoj se ato do bëhen gjithnjë e më përpirëse, gjithnjë e më shkatërruese mbi qenien tonë.

Në 10 vite të mandatit të tij, një e treta e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Asnjë pushtim dhe asnjë diktaturë tjetër nuk ka krijuar këtë shkretim kombëtar siç krijuam këto 10 vite.

Ndaj dhe PD, opozita shqiptare është e vendosur të hidhet në një betejë pa kthim, në një betejë e cila ka synimin më madhor përmbysjen e diktaturës së bandave, të vendosur nga Edi Rama.

Nuk është kjo diktaturë ideologjike, jo. Kjo është diktaturë e krimit, e vjedhjes, e drogës, e cila peshon njëlloj si diktatura komuniste mbi të drejtat e njerëzve. Krijon pasiguri, i largon nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco