Berisha: 400 mln euro nga buxheti do shpenzohen në Porto Romano, që Rama të marrë 1.4 mln metër2 tokë

Berisha: 400 mln euro nga buxheti do shpenzohen në Porto Romano, që Rama të marrë 1.4 mln metër2 tokë

18:39, 30/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli edhe për aferën e Porto Romanos, ku kryeministri Edi Rama do të shpenzojë 400 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Sipas Berishës, Rama do marri 1.4 milionë metër katror tokë, që të ndërtojnë 12 mijë apartamente.

Berisha: Po Durrësi, porti i Durrësit. Në 3 mijë vjet, perandorë, mbretër, diktatorë, nuk e mbyllën portin. Ai port dhe Durrësi janë të një rëndësi jetike për njëri tjetrin.

Ai port është i rëndësishëm edhe për Shqipërinë, sepse me pozicionin që ka është porta kryesore e importimit dhe eksportimit të mallrave nga Shqipëria.

Tani i teket këtij. Shkoi e pa Dubain, pa dhe mbretin atje dhe tha do bëj Dubain në Durrës. Dhe për të bërë Dubain në Durrës do të marrë 1.4 mln metër katrorë tokë publike dhe portin e çon në Porto Romano.

Vetëm këtë vit 400 mln euro nga buxheti juaj do të shpenzohen në Porto Romano në mënyrë që ky të marrë 1.4 mln metër katror tokë për të ndërtuar 12 mijë apartamente.

Asnjë sulltan nuk mund të veprojë, siç vepron ky, por ky kontrollon të gjitha pushtetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco