Berisha: 50 tendera ka fituar vetëm thjeshtra. Baxhanaku i Ramës, mbi 100 tendera

Berisha: 50 tendera ka fituar vetëm thjeshtra. Baxhanaku i Ramës, mbi 100 tendera

18:28, 30/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, akuzoi edhe njëherë tjetër thjeshtrën e kryeministrit Edi Rama se ka përfituar 50 tendera me kompaninë e saj nga buxheti i shtetit.

Në takimin e Kamzës, Berisha theksoi se edhe baxhanaku i Ramës ka fituar mbi 100 tendera në mënyrë të paligjshme.

Berisha: Ne vijmë pas kësaj gjendje, në një kohë kur ai megjithëse ka vjedhur me të gjitha mënyrat votat e shqiptarëve, tani në parlament don ta asgjësojë përfundimisht atë.

Ato të drejta miqtë e mi, të cilat janë në kushtetutë, ai është pushteti juaj, është pushteti i atyre që ka votuar kundër qeverisë. Nuk janë të drejta personale të 2-3 deputetëve. Jo ato u janë dhënë  deputetëve vetëm e vetëm si pushtet i juaj.

Çfarë ndodh?

Si kurrë ndonjëherë në 32 vite, ai kërkon të na caktojë ne kryetarin e grupit parlamentar, njëlloj si në diktaturë.

Ai nuk lejon ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare.

Të dashur miq!

Kur thuhet se, sovraniteti i takon popullit, kjo është një e vërtetë e madhe se në fund të mbrojtje të sovranitetit janë qytetarët ata të cilët historikisht kanë paguar çmimet më të mëdha.

Por kur thuhet se sovraniteti i takon popullit, kjo nënkupton që ju kontrolli qeverinë. Sovraniteti i brendshëm është fuqia juaj për të kontrolluar qeverinë. Natyrisht një qytetari i thjeshtë, një grup qytetarësh nuk kontrollon dot.

Por Kushtetuta ka përcaktuar mekanizma të qarta se si ju kontrolloni qeverinë. Ju e kontrolloni qeverinë nëpërmjet deputetëve tuaj të cilëve Kushtetuta u njeh të drejtën e pamohueshme të ngritjes së Komisioneve Hetimore Parlamentare dhe për të nxjerrë në dritën e diellit të gjithë veprimtarinë e qeverisë.

8 komisione janë kërkuar. Që të 8 në mënyrën më antikushtetuese i ka mohuar, nuk ka lejuar Edi Rama.

Po pse? Sepse që të 8 ato në epiqendër të kontrollit kishin direkt Edi Ramën. Unë nuk them vetëm atë se çdo komision hetimor parlamentar ka autoritetin të hetojë cilin do dhe nuk mund ta kufizojë kush.

Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga hetimi i parlamentit. Edi Rama nuk mund të pranojë sepse me firmat ‘fët e fët, e fap, fap, fap’, ka vjedhur qindra milionë dhe miliarda.

Dhe kalon çdo gjë duke gënjyer para jush se nuk është e vërtetë se njeri nga familja ime ka fituar tendera.

Shumë shpejt do të ju tregoj ju se 50 tendera vetëm thjeshtra, kompanitë e thjeshtrës gjë e cila është e ndaluar me kushtetutë.

Nuk po flas me baxhanakun që ka 100 e ca, por ajo që është pjesë e familjes së ngushtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco