Berisha: Pas dhunimit të zgjedhjeve, Rama po mohon të drejtat kushtetuese të deputetëve

Berisha: Pas dhunimit të zgjedhjeve, Rama po mohon të drejtat kushtetuese të deputetëve

18:10, 30/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mohon të drejtat kushtetuese të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Në takimin me mbështetësit në Kamzë, Berisha theksoi se Rama pas dhunimit të zgjedhjeve dhe votës së lirë, kaloi në fazën e fundit të mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve.

Berisha: Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Kamzës, Paskuqanit, përshëndetjet më të përzemërta dhe falënderimin tim për praninë tuaj sot në këtë takim.

Ne takohemi së bashku me ju në një moment kritik jo vetëm për PD-në dhe opozitën shqiptare, por në momentin më kritik në 32 vitete fundit për demokracinë, pluralizmin, Shqipërinë

Sot ne mblidhmi së bashku si forca kryesore politike e opozitës, por jemi sot këtu si forca kryesore e të drejtave kushtetuese të mohuara.

Jemi sot këtu si një forcë politike të cilës, Edi Rama në aktin më armiqësor në 32 vite ndaj saj dhe opozitës, pas përpjekjeve për shkatërrimin e saj, për emërimin, kontrollin e saj dhe të kryetarit të saj.

Pas dhunimit masiv të zgjedhjeve dhe votës së lirë, kaloi në fazën e fundit të mohimit të të drejtave kushtetuese në parlament të deputetëve, përfaqësues tuaj.

Defakto asgjësimin e pluralizmit politik parlamentar në Shqipëri.

Shndërrimin e përfaqësuesve tuaj në parlament, në një fasadë e cila qëndron aty, apo të cilët qëndrojnë aty thjeshtë sa për të thënë se parlamenti ka një opozitë.

Në çdo vend, në çdo demokraci, jeta politike funksionon qeveri dhe opozitë. Por në Shqipëri qeveria nuk ka legjitimit, në Shqipëri  qeveria krijoi industrinë e krimit të blerjes së votës. Makinerinë gjigante të frikësimit të qytetarëve, të kontrollit të plotë të vullnetit të tyre.

Të ndikimit në mënyra më antiligjore mbi votën e tyre, mbi vullnetin e tyre.

Është dramatike, por sot ka disa ngjashmëri me fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90.

Në zgjedhjet e para të vitit 1990, zonat më të shtypura, më të varfra nuk na votuan. Sepse indoktrinomi i tyre gjer në palcë, frika nga diktatura, nga terrori që ushtronte diktatura, i bënte ata njerëz të mendonin se ne nuk duhej të votoheshim.

Po pse po bëj këtë krahasim me ju demokratët e Kamzës.

Çfarë ndodh sot? Të gjithë e shohim se ai vjedh zgjedhjet. Ju e patë vetë se çfarë bëri me makinerinë elektronike këtu në Kamzë. E patë se çfarë bëri me autokolonën e ‘Benzave’ të blinduar me Bajrat në Shkodër.

Ju e mësuat se si ai shpërndau në kundërshtim me ligjet, 683 mijë zarfave pensionistëve. Ju jeni dëshmitar se si ai përndoqi votuesit me patronazhistë, aktivistë, si terroristë të kuq të votës tuaj.

Ju jeni dëshmitarë se sa mijëra e mijëra kërcënime ju bënë zgjedhësve vetëm e vetëm të mos votojnë opozitën.

Ju jeni dëshmitarë se si forcës kryesore të opozitës nuk ju regjistrua emri në fletë.

Ju jeni dëshmitarë se si 1.3 mln zgjedhës, ju ndryshua qendra e votimit. Me statistikë 200 mijë prej tyre u paraqitën dhe nuk votuan dot.

Të gjitha këto janë zhvillime dramatike, antiligjore.

Janë jo të paktë ata të cilët shprehen se Edi Rama vërtetë i ka vjedhur zgjedhjet, por i fiton. Kjo është të përligjësh vjedhjen, ti thuash hajdutit, të gëzosh plaçkën që vodhe. Nuk ka defekt moral më të madh se ky. Dhe ky është efekti i një propagande e cila përhapet në një kohë që ai nuk ka fituar zgjedhjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco