VIDEO/ Çollaku: Reformën në drejtësi e kanë dirigjuar ndërkombëtarë që janë të korruptuar

18:40, 27/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meçon për të komentuar skandalin që ka përfshirë drejtësinë e re ishte gazetari, Basir Çollaku.

Çollaku është shprehur se si ka mundësi që një kompani që merret me hidraulikët ka mbikëqyrur reformën në drejtësi  dhe ndërkombëtarët nuk kanë hapur gojën.

Unë ndjehem i habitur se si ka mundësi që një kompani austriake që kërkon hidraulik hapës pusetash dhe juristë për Shqipërinë dhe këtu është çudia se si ata kanë mbikëqyrur reformën në drejtësi.

Këtu nga këta ndërkombëtar që janë heronjtë që ulërasin në mjediset juridike Shqiptare që janë të pa krahasueshëm më juristët tanë nga formimi dhe shprehen se do të bëhet kështu si them unë pse kështu dua unë dhe janë të hetuar nga Eulex për ndikime të paligjshme.

Prioriteti i krimit të organizuar është e ndarë në tre faza ku janë kryesore janë zgjedhjet, drejtësia dhe investimet. Ata kujdesen se kush zgjidhet dhe se cili u intereson atyre që të mbrojnë investimet dhe kush ti mbrojë nëse u rrjedh ndonjë informacion që mund tu bëjë dëm në drejtësi dhe sigurohen që të kenë njerëzit e tyre në mbylljen e këtyre dosjeve.

Rama do të shesë çdo ministër dhe kryebashkiak për të mbyllur raportin e 200 milionë euro ku i implikuar është vëllai i tij dhe rrethi i oborrit familjar të kryeministrit ka probleme serioze. Tek dosja e inceneratorëve që janë dhe tenderat e ujësjellësve të gjithë Shqipërisë nuk kryhen hetime akoma. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco