Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Kavaja feston 111 vjetorin e ngritjes së flamurit, Fisnik Qosja nderon patriotët kavajas

17:38, 27/11/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Kavajës nderoi 111 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së qytetit. Në një ceremoni solemne të zhvilluar te bashkia, kreu i saj Fisnik Qosja vlerësoi lartë kontributin e patriotëve kavajas në pavarësinë e kombit shqiptar.

SYRI TV

Në prag të 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, edhe Bashkia e Kavajës nderoi 111 vjetorin e ngritjes së flamurit në këtë qytet, nga patriotët e kohës.

Ishin pikërisht burrat fisnik të Kavajës që i hapën rrugën për në Vlorë firmëtarëve të pavarësisë babait të kombit Ismail Qemali, si patrioti Qazim Mërhori që vuri në dispozicion kuajt e tij për të përcjellë  në Vlorë delegatët apo burrat trima të Kavajës të udhëhequr nga Bajram Xhani që u kujdesën për sigurinë fizike të tyre e në veçanti të vetë Ismail Qemali duke e shoqëruar atë deri në urën e Mifolit.

Në fjalën e tij para qytetarëve të Kavajës, kryebashkiakua Fisnik Qosja vlerësoi kontributin e intelektualëve dhe patriotëve kavajas në shërbim të kombit.

Emra si Haki e Shahsuvar Alltunin, Must Cara, Qazim Fortuzi Pal Xhumani, Murat Babamusta, Petro Bidoshi, Qazim Sinella e të tjerë, kanë qenë kontributorë të jashtëzakonshëm në arritjen e shpalljes së pavarësisë në Kavajë por edhe në Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco