Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Bylykbashi: Rama ka brutalizuar Kushtetutën, situata dramatike

Bylykbashi: Rama ka brutalizuar Kushtetutën, situata dramatike

16:28, 27/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Bylykbashi u shpreh se situata me rendin kushtetues është dramatike, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka brutalizuar Kushtetutën.

Deputeti demokrat u shpreh se opozita nuk mori sot pjesë në seancën e veçantë në Parlament në kuadër të 25-vjetorit të Kushtetutës pasi e konsideron këtë si “farsë”.

“Situata me rendin kushtetues është dramatike. Vërtetë është një 25-vjetor, por duhet parë në mënyrë kritike. Kushtetuta për shkak edhe të ndryshimeve që ka pësuar që kanë qenë jo të balancuara, mënyra se si Rama ka brutalizuar Kushtetutën vitet e fundit ka bërë që kjo e fundit të jetë gjithnjë e më pak relevante për qeverisjen e shqiptarëve.

Nëse ajo duhet të jetë baza për funksionimin e shtetit, ne e dimë që nuk është kështu më. Kryeministri e ka kthyer qeverisjen në qeverisje kryeministrore, parlamenti nuk është më përfaqësues i vullnetit të sovranit.

Tashmë gjithnjë e më shumë qeveria po preferon të ecë me akte normative duke bërë marrëveshje si ajo e emigrantëve që fillimisht u tha që nuk do vinte në parlament. Nuk mund të ishim farsë në një proces të tillë.

Rama nuk i mohon dot të drejtat kushtetuese të opozitës siç janë komisionet hetimore. Ndërkombëtarët u shprehën po ashtu se komisionet janë mjet kontrollues i opozitës dhe i duhen garantuar opozitës. Të gjitha çështjet që ne kërkojmë të hetohen janë me interes publik pasi hetojnë abuzimin me fondet publike të shqiptarëve”, tha ai mes të tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco