VIDEO/ Abilekaj: Mazhoranca të pranojë të gjitha kërkesat e opozitës. Zgjedhjet e 2025 të rikthejnë demokracinë

17:04, 22/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj në një intervistë për Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Ervin Parrucën, është shprehur se mazhoranca duhet që të pranojë të gjitha kërkesat e opozitës, pasi është minimumi që mund të behet.

Abilekaj theksoi se zgjedhjet e vitit 2025 nuk duhet të jenë përsëritje e zgjedhjeve të 2021 dhe 2023, ku u ble vota dhe fituesi ishte i paracaktuar.

‘Gjëja e parë që duhet të bëjë është që mazhoranca në parlament të pranojë të gjitha kërkesat që opozita bëri dhe ju refuzuan. Duhet rënë dakord paraprakisht që opozita të rikthehet dhe të pranohen.

Në radhë të parë të vendosur minimumi i normalitetit në parlament. Dhe pas vendosjes së këtij minimumi i normalitetit, duhet folur se çfarë plani do të bëjë opozita që në zgjedhjet e 2025 të mos kemi përsëritje të zgjedhjeve të 2021 dhe 2023.

Pra të mos kemi blerje masive të votës, rezultate të paracaktuara, bandat në funksion të qeverisë, të mos kemi administratën, patronazhinin  dhe aktivistin në funksion të qeverisë. Ky është një fazë tjetër e aksionit, por ne jemi në fazën e ekzistencës së opozitës, duhet të ekzistojë apo jo opozita parlamentare.

Pa u arritur kjo, ndoshta nuk bëhet faza e dytë.

Jemi sot tek faza e komisioneve parlamentare, njohjen e kryetarit të grupit parlamentar të opozitës, që të paktën të bëjnë një jetë parlamentare normale.

Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk mund të funksionojë nëse këto kushte minimale nuk plotësohen. Dhe më pas fillon një aksion brenda dhe jashtë parlamentit që zgjedhjet e 2025 të mos jenë zgjedhje fasadë, por zgjedhje reale dhe të kthehet institucioni i votës në vend dhe ne shpresë që të rikthehet demokracia’, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco