Landi nga një fshat i Tepelenës përballë ‘Drejtësisë së Re’

Landi nga një fshat i Tepelenës përballë ‘Drejtësisë së Re’

15:28, 22/11/2023
A+ Aa A-

Nga Jamarbër Malltezi/

Landi ishte një njeri i mirë dhe punetor tek qendra e paraburgimit 313. Kishte 21 muaj në burg dhe nuk dinte ende se sa muaj apo vite të tjera do e mbanin në burg. Ndihmonte ndonje t’i sillnin racionin e ushqimit në emër të tij meqë nuk kish njerëz që ta vizitonin nga Tepelena. Landi ish nga nje fshat i Tepelenës dhe jetonte në kushte të vështira. Gruaja e kish lënë dhe rriste vajzën e tij 4 vjeçare me mundim e skamje. Deri një ditë kur në shtëpinë e tij i erdhi një furgon me policë dhe e arrestuan si pjesë e grupit të strukturuar kriminal me nja 50 veta për kanabis. Landi thotë se ai që erdhi e arrestoi ishte shefi i krimeve që njihej në gjithë Tepelenën si rojtari më i madh i gjithë parcelave të hashashit në kohën 2016-2017. E morën se gjoja do firmoste një shkresë dhe e sollën direkt në Tiranë a thua se ishte krimineli më i madh i hashashit në Shqipëri. Ju tha policëve që kish vajzën 4 - vjeçare për të cilën nuk kish kush të përkujdesej se gruaja e kish lënë dhe i ftoi në shtëpi policët të shihnin kushtet mjeranë por e moren se “i dime ne ato pune”. Landi thosh se mendonte se e gjitha ishte nje keqkuptim dhe se kur te shihte prokurori se nuk njihte asnje dhe nuk kish lidhje me trafiqet do e lironte brenda 2 ditesh te kthehej ne shtepi ku e priste vajza e vogel qe mbeti me gjysherit. Por prokurori i beri mbi 50 persona si grup i strukturuar kriminal se i duheshin sa me shume per efekt statistike, packa se shumica as nuk njiheshin me njeri-tjetrin. Me kujtuan historine e atij qe e akuzonin se ishte pjese e grupit armiqesor te Teme Sejkos dhe i ngrati iu pergjigj “po ju lutem me thoni nese Temja eshte grua apo burre”.

Keshtu Landi njohu ne paraburgim shume prej atyre qe i kish rene per hise t’i kish ne grupin e strukturuar kriminal. Landi i varfer nuk kish para te paguante avokat ndaj gjyqtarja e shkarkuar per korrupsion Irena Gjoka i caktoi nje akovat nga shteti nga ato qe i gjen ajo. Irena Gjoka si notere e prokurorit i la ne burg te gjithe dhe per shume jave as nuk ju zbardhi vendimin ndonese sipas ligjit duhej t’a zbardhte per 2 dite qe te mund t’a ankimonin. Avokati I Landit – i caktuar nga Irena – natyrisht qe nuk e coi ne gjyq te kerkonte shuarjen e mases per paligjshmerine e Irenes që i duket vetja mbi ligjin se helbete i kanë thënë se është kryetare e gjykates së drejtesise se re.

Landi beson se kjo ceshtje ishte stisur per te fshehur kokat e verteta te trafikut duke bere disa koka turku vetem per statistike. Prokurori i SPAK ende nuk ka sqaruar se cilet jane saktesisht pjesetaret e grupit te struktutuar dhe rolet e secilit ne kete histori. Kjo kerkohet sipas ligjit por drejtesia e re e ka ligjin nje teknikalitet te parendesishem. Ajo qe eshte edhe me e rende eshte qe 7 gjyqtare te GJKKO kane dhene doreheqje nga kjo ceshtje kaq pa fakte. Mbetur pa gjykates, tani po marrin gjykates nga rrethet per te qene pjese e gjykimit gje per te cilin Landi mendon se eshte e kundraligjshme. Ai mendon se kur prokuroret e SPAK i bejnë presion e i perdorin per notere gjyqtaret e GJKKO, keta gjyqtaret e rretheve i kercenojne edhe me lehte. Landi ende nuk ka nje akuze te sqaruar se cfare roli paska luajtur ne grupin hipotetik qe ka bere miljona euro droge, por qe Landi nuk kish para as per te paguar avokatin e vet dhe punonte ne burg. Nderkaq vajza i eshte bere 6 vjec dhe mezi pret te flase ne telefon, ndersa i ati nuk i thote dot as ne cfare faze eshte gjyqi.

Landi pret drejtesi dhe syte i mbushen me lot kur flet per vajzen. Por kjo drejtesia e re qenka goxha e shtrenjte, e fokusuar me shume tek statistikat sesa tek faktet, dhe qe e ka mbajtur 21 muaj ne paraburgim pa filluar ende seancat. Dhe Landi ndihet si personazhi i Kafkes qe pret tek Porta e Ligjit. Dhe degjon ne lajme se Drejtesia e re po vepron dhe se eshte sukses i madh. Veç Landi dhe vajza e tij 6 -vjeçare nuk kuptojnë sukses për kë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco