Vasili: Drejtësia vepron ndryshe me Edi Ramën dhe Erion Veliajn

17:06, 19/11/2023
A+ Aa A-

Petrit Vasili, nënkryetari i PL, i ftuar në Syri Tv, komentoi punën e drejtësisë shqiptare me dy standarte, teksa sqaroi se pse ajo sillet ndryshe me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Ne kemi çështje të filluar të inceneratorëve ku ka dhe të burgosur, ku ka dhe të dënuar dhe firma e Edi Ramës është aty dhe drejtësia nuk vepron.

As që ta marrë në hetim, dhe as më e pakta që kjo drejtësi ka këtë zakonin që për të bërë atë show-n e ditës që për të bërë atë zakonin, thërret dhe njerëz në cilësinë e dijenisë, por nuk e thërret Edi Ramën.

Ndryshe vepron sërish me Edi Ramën për aferën e Portit të Durrësit.

Po ndryshe vepron me Edi Ramën edhe për aferën e albitrazheve, ku fajësia e tij është individuale dhe direkte.

Po ndryshe vepron edhe ndaj kërcënimit të personave në detyrë siç ishte oficeri Emiliano Nuhu, i cili u detyrua të lërë Shqipërinë për denoncimet e tij plotësisht të vërteta, të cilët detyruan që dhe një deputet të lërë mandatin etj etj.

Po ndryshe vazhdohet me Edi Ramën edhe kur kemi të bëjmë me krimet elektorale që shfaqet në dosje me zërin e tij që drejtonte operacionin e grabitjes së votave.

Po ashtu vepron duke mos e marrë në ndjekje penale Edi Ramën që ju thotë Policisë “Hidhni uniformat dhe bëni vota” por mjaftohet duke thënë se nuk ka gjë se kërkoi falje në facebook.

Pra gjëja më e madhe dhe më e rënda e drejtësisë shqiptare është se ndryshe vepron për kryeministrin e Shqipërisë.

Po ndryshe vepron edhe për kryetarin e Bashkisë Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco