Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Nesër seanca për buxhetin 2024, Opozita ka paralajmëruar bllokim - PS bën gati skenarët…

15:04, 19/11/2023
A+ Aa A-

Parlamenti do të mblidhet ditën e hënë për të miratuar  buxhetin e vitit 2024,  ndërsa opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e punimet normale të Kuvendit. Mazhoranca ka bërë gati disa skenarë, duke menduar mundësinë për  miratimin e buxhetit, pa diskutime,  ose  zhvendosjen e seancës, në  një sallë tjetër. 

Syri tv

Kuvendi  do të mblidhet të hënën në orën,  10:00 në seancë plenare, për të  diskutuar dhe miratuar  projektbuxhetin për vitin 2024.  Në seancë maratonë ku janë parashikuar, në rend dite,  projektligji, për akcizat, për procedurat tatimore, për taksat kombëtare, projektligji për tatimin për vlerën e  shtuar  dhe buxheti, është planifikuar të flasin të gjithë depuetët e mazhorancës. Por nga ana tjetër, opozita ngelet e vendosur të  bllokojë punimet normale të  kuvendit, siç ka bërë në gjithë seancat e shkuara.  Një ditë më parë,  deputetët e opozitës, publikuan një foto të gardës së republikës, teksa bënte prova në sallën  e seancave plenare për të rrethuar deputetët, duke e akuzuar kryetaren e kuvendit, se po merrte masa të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Në kushtet kur deputetët e Partisë Demokratike,  kanë paralajmëruar  se do pengojnë me çdo kusht,  zhvillimin e seancës,  kampi socialist, është  I vendosur për ta miratuar  buxhetin e vitit 2024,  në çdo  rrethanë. 

Skenari  I parë, I diskutuar nga socialistët,  është  mundësia për ta kaluar buxhetin pa diskutime, në rast se në kuvend do të ketë tensione. Mazhoranca po mendon mundësinë, të votojë,  projektbuxhetin pa debatin klasik, maratonë,  duke votuar  projektligjet dhe paketën fiskale, me urgjencë,  siç ka ndodhur në gjithë seancat e fundit. Mazhoranca ka menduar edhe mundësinë, që në rast tensioni me opozitën, të  mbyllë seancën dh eta shtyjë zhvillimin e saj, për ditët e martë. 

Skenari I fundit që po shqyrtohet nga  partia e Edi Ramës,  është  dhe spostimi  i seancës plenare në një sallë tjetër, në rast se  deputetët e opozitës do të  qëndrojnë në ambientet e parlamentit.

Prej një muaji e  gjysmë, opozita po proteston në kuvend, duke kërkuar rikthimin e të drejtave të saj  kushtetuese dhe ngritjen e komisioneve hetimore, për të  hetuar akuzat për korrupsion ndaj qeverisë, ndërsa Partia Socialiste,  po I miraton projektligjet, pa diskutime, duke i zhvendosur mbledhjet e komisioneve parlamentare on-line.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco