VIDEO/ Abilekaj: Kjo qeveri ka asgjësuar llogaridhënien. Në PS nuk votohen më as kryetarët

21:55, 16/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj u shpreh në ‘Çim Peka LIVE’ se PS-ja e Edi Ramës ka asgjësuar llogaridhënien.

Gjatë debatit me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, Abilekaj u shpreh se, në PS nuk votohen më as kryetarët e degëve të partisë.

‘A jep llogari kjo qeveri apo jo. E jep në formatin e debatit politik, analistëve, gazetarëve apo ekspertëve, kjo është tjetër çështje.

Ajo që ne dimë është se kjo qeveri ka asgjësuar llogaridhënien. Si e asgjësoi? E asgjësoi llogaridhënien në parlament. Kryeministri para dy ditësh tha se, me parlamentin do të kemi një marrëdhënie sipas dëshirës time, jo sipas kushtetutës. E deklaroi publikisht.

E asgjësoi llogaridhënien me mediat. Kryeministri komunikon me publikun direkt, nëpërmjet rrjeteve sociale. Konferencat e kryeministrit janë sa herë të ketë dëshirë ai.

Nuk ka konferenca shtypi, pa filtra, pa llogaridhënie. Edhe kur i bëhet ndonjë pyetje e fortë, merr masat duke përjashtuar gazetarët nga dy muaj.

Debatet për buxhetin tani, të vetmin diskutim tani ka ngritur Erion Braçe për ciklin e grave. Ne jemi në një vend që nuk na mungon asgjë, megjithëse buxheti për bujqësinë, arsimin, shëndetësinë janë skandalozë, ne kemi këtë problem, nuk kemi atë.

Sepse kur e dominon mazhoranca dhe nuk ka kush kërkon llogari, atë këtë do të bëjnë. Do të japë panoramën që i ka të gjitha dhe do të diskutojë disa gjëra që i ka BE-ja, që të arrijmë nivelin e BE-së.

Si e ka shmangur llogaridhënien. Ka zhdukur votimin në PS. Ka njeri që voton në PS. Ju nuk votoni kryetarët e degëve’, u shpreh Enton Abilekaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco