Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Zheji sfidon Çakon në teori konspirative: Mitsotakis është në marrëveshje me Ramën për burgosjen e Belerit, sepse të dy fituan...

Zheji sfidon Çakon në teori konspirative: Mitsotakis është në marrëveshje me Ramën për burgosjen e Belerit, sepse të dy fituan...

21:34, 16/11/2023
A+ Aa A-

Analisti Artur Zheji, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kërcënimin e Greqisë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE, foli për një teori konspirative për marrëveshjen mes kryeministrave Rama dhe Mitsotakis për ta përdorur arrestimin e Fredi Belerit si kartë elektorale në Shqipëri dhe Greqi.

“Që ne të pranojmë se Rama nuk pyet për integrimin evropian, duhet të pranojmë se Rama është aktori pas burgosjes së Belerit, ka fabrikuar provat kundër tij, ka fabrikuar identitetin e tij si hajdut elektoral, identitetin e tij se nuk duhej të kandidohej fare sipas biografisë që ai ka.

Unë nuk besoj se Rama ka gjithë këtë pushtet, se ky qenka mik të gjithë udhëheqësit e botës, ndaj le të presim dialektikën sepse ai nuk kapet në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare.

Kam dëgjuar një teori konspirative që shpjegon. Arrestimi i Belerit u krye në prag të dy palëve zgjedhjeve: atyre lokale në Shqipëri dhe politike në Greqi. Të dy aktorët që ishin në zgjedhje, fituan nga arrestimi i Belerit. Rama doli më patriot, më nacionalist, se ishte pas arrestimit dhe ndërtoi një fushatë nacionaliste dhe thuhet e ka të dhëna të sakta se janë rritur me 7 për qind preferencat e Mitsotakit. Sipas një teorie konspirative që nuk është e imja, ka një marrëveshje mes kryeministrave që Beleri të bëjë “kokën e turkut” dhe të futet në burg se u shërben elektoralisht të dy palëve. Mendoj se kjo që po bën Mitsotakis tani është kërcëllitja e dhëmbëve se s’ka çfarë të bëjë tjetër. Greqia është i vetmi vend evropian që thotë se nuk ka asnjë minorancë në vendin e vet”- u shpreh ndër të tjera Zheji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco