Klosi: Ne nuk bëjmë debat brenda partisë, se nuk duam të humbim pushtetin

21:29, 16/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka folur për zhvillimet politike brenda parlamentit dhe arsyet se përse kryeministri Edi Rama po shmang opozitën.

Klosi zhvilloi një debat me gazetarin Armand Shkullaku, ku ky i fundit i kërkoi arsyen se përse Partia Socialiste nuk zhvillonte debate publike, apo përse nuk lejoheshin gazetarët në takimet e socialistëve.

Sipas Klosit, arsyeja se përse socialistët nuk lejojnë që debatet e tyre të bëhen publike është sepse nuk duan që të humbasin pushtetin, pasi njerëzit do të mendojnë se ata janë të ndarë.

Klosi: Unë e kuptoj se kjo kërkesë vjen nga ju, jo për shkakun se ju doni të shikoni se çfarë debatojmë çfarë mendimi kam unë, Erion Braçe apo Pandi Majko për një çështje të caktuar. Ju doni shumë që ta shikoni PS-në e përçarë dhe të ndarë në grupe. Doni të shikoni që ne të zihemi. E vetmja ditë që i referoheni është dita kur ne humbëm pushtetin dhe nuk e humbëm në 2005, e humbëm me atë KPD-në e famshme, ku u nda PS në mes dhe nga ai moment ne nuk u bëmë më bashkë dhe nga ai moment humbëm pushtetin në 2005. Ju nuk prisni debatin, nuk ju intereson, se nuk të ka marrë malli të shohësh se si unë debatoj me Erion Braçen. E vetmja shpresë që keni që e djathta të vijë në pushtet është që e majta të çahet. E keni gabim këtë gjë.

Për sa kohë që PS është bashkë nuk e humbet kurrë pushtetin. Dhe kjo është thelbi i bisedës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco